Çelik: Komentet e kryediplomatit grek për Turqinë fanatike dhe të pahijshme

Omer Celik

Partia qeverisëse e Turqisë, ajo për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), ka kritikuar komentet e fundit nga kryediplomatit grek duke i quajtur ato të vrazhda dhe paragjykuese, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i AK Partisë, Ömer Çelik, gazetarëve në Ankara u tha se “akuzat jashtëzakonisht fanatike kundër kombit tonë” nga ministri Nikos Dendias javën e kaluar do të mbeten në historinë diplomatike si “një shembull i mungesës së hijes”.

Dendias komentet akuzuese i bëri në një konferencë për media me kryediplomatin turk, Mevlüt Çavuşoğlu, gjatë një vizite të tij në Turqi javën e kaluar. Çavuşoğlu menjëherë reagoi ndaj komenteve, duke theksuar se Dendias tejkaloi kufirin duke bërë “akuza të papranueshme” dhe duke dëmtuar “tonin pozitiv” të vizitës.

Në lidhje me politikën e diskutueshme të Greqisë mbi azilkërkuesit, Çelik po ashtu akuzoi Gardën Bregdetare Greke për përpjekje për t’u hedhur benzinë azilkërkuesve dhe për t’i djegur ato, si dhe për kthimin mbrapa të mbi 80 mijë azilkërkuesve në tre vitet e fundit.

Të shtunën, Komanda e Rojës Bregdetare Turke njoftoi se ekipet e rojeve bregdetare u dërguan për të shpëtuar 41 azilkërkues në afërsi të Izmirit, përfshirë një me një djegie në këmbë.

Ministri turk i Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu, në rrjetet sociale publikoi pamjet e një azilkërkuesi që rrëfen përpjekjet për djegie, duke shkruar mbi postimin se forcat greke “synojnë të djegin njerëz, duke derdhur benzinë mbi ta”.

Turqia dhe grupet e të drejtave të njeriut në mënyrë të përsëritur kanë dënuar praktikën e paligjshme të Greqisë për të kthyer mbrapa azilkërkuesit, duke theksuar se kjo shkel vlerat humanitare dhe ligjin ndërkombëtar duke rrezikuar jetën e migrantëve të pambrojtur, përfshirë grave dhe fëmijëve. /aa