Ballina Auto Çfarë i ndodhi këtij Ferrari Purosangue?

Çfarë i ndodhi këtij Ferrari Purosangue?

Një Ferrari Purosangue i vitit 2024 është shfaqur në ankand me një pamje tërësisht të shkatërruar, pas një aksidenti të rëndë të shoqëruar me zjarr.

SUV-i luksoz, i njohur si makina më praktike e prodhuar nga Maranello, ka përfunduar me titullin “i shkatërruar” për shkak të dëmeve të mëdha në shasi dhe kabinë

 

Sipas listimit në Copart, dëmtimet janë të përshkruara si “të përgjithshme”, ndërsa brendësia është raportuar e “djegur”.

 

 

Fotot tregojnë një impakt të fortë anësor, përplasjen e pjesës së pasme dhe shenja të qarta zjarri.

 

Kabin e jegur sugjeron se zjarrfikësit kanë ndërhyrë me forcë për të hapur bagazhin, ndoshta për të shpëtuar pasagjerët.

 

Megjithatë, disa pjesë si rrotat, dritat e pasme dhe emblemat duken ende të paprekura.

Vlera e makinës, sipas Copart, është rreth 620 mijë dollarë, por në këtë gjendje ajo pritet të shërbejë më shumë si burim pjesësh këmbimi sesa si projekt restaurimi.

Pyetja më e madhe mbetet nëse motori V12 ka arritur të shpëtojë pa dëme fatale.