Në Ramazan mësova se mendjet e vogla shohin vetëm materien; nuk e dëgjojnë zërin e arsyes dhe nuk përpiqen ta kuptojnë plotësisht realitetin përpara tyre.
▪️ Mësova gjithashtu se disa njerëz grumbullohen në xhami, por jo për të ndërtuar vlera. Ata nuk e kuptojnë rolin e Ramazanit në ndryshim. Janë me zhurmën e adhurimit, por jo me vetmitë shpirtërore dhe disiplinimin e dëshirave. Jetojnë në xhami sikur të ishin stacione kalimtare, jo vende për furnizim shpirtëror dhe ndërtim moral.
▪️ Në Ramazan pashë edhe një pakicë që e tejkalon vetveten dhe shikon drejt së ardhmes, duke përfituar thellësisht nga mësimet. Po ashtu, në Perëndim ka shumë njerëz që jetojnë me shpirt dhe besim. E ardhmja është në duart e tyre, falënderimi i takon Zotit.
▪️ Mësova se njerëzit janë si minerale të ndryshme:
disa jetojnë për idenë,
disa jetojnë mbi idenë,
disa krijojnë ide të reja,
ndërsa disa jetojnë vetëm për të mbetur siç ishin nuk rinovojnë dhe as nuk rinovohen. Ata mbeten të njëjtë, ndërsa koha ecën përpara.
▪️ Në Ramazan shtohet shumë predikimi, por përfitimi prej tij pakësohet. Arsyeja është se fjalët janë bërë të përsëritura, dhe përsëritja lodh. Disa predikues nuk shqetësohen kush i dëgjon apo nëse kanë diçka të re për të thënë. Ka njerëz që duan të flasin patjetër, edhe në kurriz të mendjes së shëndoshë. Fjalët për hir të fjalëve janë barrë.
▪️Mësimi më i madh i Ramazanit është kuptimi i balancës dhe rregullimi i saj.
Pasuria është e rëndësishme; pa të nuk ka jetë të qëndrueshme:
“Mos ua jepni mendjelehtëve pasuritë tuaja që Allahu i ka bërë mbështetje për ju.”
Pasuria është shtylla e shteteve, popujve dhe qytetërimeve. Por pa mendim ajo bëhet shkatërruese; pa shpirt të lartë kthehet në një “zot” që adhurohet përveç Allahut.
Pasuria nuk është themeli.
Themeli është shpirti dhe mendimi.
Prandaj Ramazani e korrigjon rrugën, e rregullon peshoren dhe na rikthen te kuptimi i vërtetë i balancës.
Hoxhë Halil Avdulli









