Çfarë po ndodh në Siberi .. Dhjetra vrima shfaqen papritur në madhësinë e një fshati të tërë.

Kohët e fundit është duke shfaqur një fenomen natyrorë që shkencëtarët e konsideruan si më të çuditshmin në Tokë, në Siber veri-lindje të Rusisë u dëgjuan shpërthime të forta. Këto shpërthime rezultuan në dhjetëra kratere dhe vrima të mëdha, kjo ngjarje e papritur përkon me ndryshimet e tjera që ndodhin në të gjithë Polin e Veriut.
Studimet klimatike tregojnë gjithashtu se “Akullnajat po ngrohen dhe po shkrihen me shpejtësi, gjë që mund të ketë pasoja të rënda për banorët e Arktikut dhe për botën”.
Sipas autores së studimit, Sue Natali, drejtoreshë e Programit Arktik në Qendrën e Kërkimeve Klimatike Woodwell, në një deklaratë ka thënë:
“Dronët ishin në gjendje të bënin rreth 80 fotografi të vendndodhjes së kratereve,” tha Natalie. “Kjo i lejoi studiuesit të ndërtonin një model tredimensional të kraterit, i cili është 30 metra i thellë dhe madhësia e një fshati të tërë.” Kërkuesit zbuluan gjithashtu se krateret janë vetëm një shenjë shqetësuese se rajonet veriore të planetit tonë po pësojnë ndryshime drastike, shtoi ajo.
Vlen të përmendet se kjo është vrima e 17-të që është shfaqur në gadishujt e largët Yamal dhe Gida në Arktikun rus që nga zbulimi i vrimës së parë në vitin 2013, duke i habitur shkencëtarët.
Është gjithashtu hera e parë që studiuesit kanë qenë në gjendje të drejtojnë dronët thellë në vrima dhe gropa , derisa kanë arritur në një thellësi prej 10 deri në 15 metra nën tokë, gjë që i lejoi ata të kapnin formën e zgavrës nëntokësore ku u zbulua akumulimi i “metanit”.

Shpjegimi i fenomenit

Shkencëtarët tregojnë se gropat e mëdha rezultuan nga një shpërthim i fortë i gazit metan që u grumbullua nën koren e tokës. Raporti, i publikuar nga revista Geosciences, thotë se një krater i madh u shfaq në tundrën siberiane, si rezultat i një shpërthimi të fuqishëm të gazit metan që shpërndau akullin dhe shkëmbinjtë qindra metra larg, duke lënë pas një hendek rrethor. Modeli i mëparshëm konfirmoi kryesisht atë që shkencëtarët kishin supozuar: metani po grumbullohej në një zgavër në akull, duke bërë që një grumbull të shfaqej në nivelin e tokës, sipas CNN.
Tuma rritet në madhësi përpara se të shpërthejë, duke fryrë akullin dhe llojet e tjera të mbeturinave, duke lënë më pas një krater të madh.
Diçka ende e paqartë, është burimi i metanit të formuar nën koren e Tokës; është e mundur që ai të vijë nga shtresa thellë brenda tokës, ose më afër sipërfaqes, ose një kombinim i të dyjave. Permafrost (është një terren që mbetet i ngrirë gjatë gjithë vitit) njihet si një rezervuar i madh natyror i metanit, i cili është një nga gazrat më të fuqishëm dhe më efektive se dioksidi i karbonit në kapjen e nxehtësisë dhe ngrohjen e planetit. Verërat e ngrohta kanë dobësuar shtresën e permafrostit, e cila vepron si mbulesë, duke e bërë më të lehtë daljen e gazit. Disa ekspertë vlerësojnë se toka në rajonin e përhershëm të ngrirë përmban dy herë më shumë karbon se atmosfera, gjë që e bën rajonin kaq të rëndësishëm kur bëhet fjalë për luftimin e ndryshimeve klimatike. /mesazhi