Cila rrugë duhet ndjekur?

Para nesh janë dy shembuj: i pari është abstenuar nga jeta, duke u tërhequr në xhami dhe në vetminë e tij. Ai e kalon pjesën më të madhe të kohës në namaz, duke lexuar Kur’an dhe përkujtime. Ai agjëron ditën dhe qëndron në këmbë natën, dhe nuk përzihet me shoqërinë për të shmangur rënien në gabime dhe mëkate.

 

Modeli i dytë është, një i ri që kryen detyrimet, kryen namaze, dhe gjithashtu është i suksesshëm në jetë, aktiv dhe pozitiv, i cili ndihmon komunitetin me idetë e tij krijuese dhe personalitetin e tij praktik, edhe nëse ndërveprimet e tij me komunitetin i shkaktojn rrëshqitje në ndonjë mëkate ose lëshim.

Cili nga dy modelet është më afër të vërtetës dhe arritjes së qëllimit të fesë??

A është modeli negativ që është i shkëputur nga jeta, apo është modeli pozitiv që përzihet me jetën, edhe nëse kontakti me të e bën atë të spërkatet nga ndonje leshim.

Ajo që duket në shiqim të parë është se modeli i parë është më adhurues dhe më i frikësuar ndaj Zotit dhe më afër Ditës së Fundit, por e vërteta e çështjes është se është më larg arritjes së qëllimeve të fesë sesa modeli i dytë, pavarësisht rrëshqitjes qe mund ti ndodh.

Arsyeja për këtë është se mesazhi i fesë, për nga natyra, është një mesazh shoqëror që mund të arrihet vetëm përmes dëshirës për jetë, përzierjes me njerëzit dhe durimit të dëmit të tyre në tokë.

Nga Halil Avdulli