Ai po zbriste nga makina dashin që kishte blerë për bajram. Por me ta vënë përtokë, dashi ia dha vrapit. Ai iu qep pas duke e ndjekur derisa dashi hyri në një shtëpi jetimësh fukarenj.
Banorët e lagjes e kishin bërë zakon që çdo ditë tu linin tek pragu diçka për të ngrënë apo për të veshur kësaj familjeje. Kur dashi u hyri brenda, nëna e jetimëve doli tek pragu i derës ku gjeti komshiun e tyre i cili mezi merrte frymë.
“Zoti ua shpërbleftë me të mira dhe bereqeti i këtij kurbani që na dhuruat u ndjektë pas gjithë jetën!” i tha e gëzuar ajo, duke menduar se dashi ishte dhuratë për bajram.
Duke pikasur gazin ne fytyrën e saj dhe të fëmijëve jetimë të cilët ishin mbledhur tek dera:”Ai u tha:”Ta kaloni sa më gëzuar bajramin!” dhe u largua. Pastaj u drejtua nga kibla, ngriti duart lart dhe u lut:”O Zot ma prano!”
Te nesërmen doli herët në mëngjes të blejë një dash tjetër. Pa një makine plot me desh, iu afrua, tërhoqi njërin dhe pyeti te zotin:”Sa kushton ky i varfri?”
I zoti i tha:”Fute në makinë se nuk prishemi në pazar!”
Pasi e futi ne makinë, nxori portofolin dhe filloi të numërojë lekët, por i zoti i dashit i tha:”Merre falas! Këtë vit delet kanë pjellë shumë dhe e pata bërë nijet që personit të parë do ia jap dashin falas!”
Nga: Elmaz Fida








