Daily Mail: Shqipëria do pranojë kriminelët shqiptarë nga burgjet tona

50 të burgosur kanë dale vullnetarë për t’u transferuar në burgjet shqiptare

Kriminelët shqiptarë në burgjet britanike do të dërgohen në atdhe për të vuajtur dënimin e tyre.

Pesëdhjetë të burgosur tashmë kanë dalë vullnetarë për t’u transferuar nga burgjet britanike në ato shqiptare si pjesë e një marrëveshje të re mes qeverisë britanike dhe asaj në Tiranë.

10 të parët do mbërrijnë me avionë charter në javët e para të Janarit në aeroportin e Rinasit.

Deri më tani ndër të deportuarit kanë qenë të burgosur, që u kishin mbaruar dënimet dhe një pjesë shumë e vogël e atyre që kanë kaluar La Manshin me gomone.

Shtetasit shqiptarë përbejnë 10 për qind të të burgosurve të huaj nëpër burgjet angleze, ku shifra e tyre shkon në mbi 1336. Deri më tani do duhej vullneti dhe dëshira e të burgosurve shqiptarë që të dërgoheshin ose jo në burgjet shqiptare, por në bazë të një marrëveshjeje të viti 2021, ata mund të dërgohen edhe pa pëlqimin e tyre në vendin tonë.

Gazeta Daily Mail bën të ditur se shqiptarët që vuajnë dënimet më të gjata në burgjet britanike , përfshijnë dy vrasës dhe tre baron droge, të cilët aktualisht po vuajnë dënimin e tyre me një kosto që shkon në mbi 6.7 milionë Sterlina për shtetin britanik.