Dënimi me vdekje ose pafajësia ime, për mua tashmë janë të njëjta

Mjeku i burgosur( i denuar me vdekje), Mohamed El-Beltagy, në sallën e gjyqit, duke iu drejtuar gjykatës së padrejtë të puqistëve!

 

“Ju humbës të dështuar“
Unë isha i gjashti në nivel të Republikës, në shkollën e mesme …
I pari në fakultetin e mjekësisë, për gjashtë vite radhazi ..
Isha mjek i dalluar në specializimin tim, profesor i mjekësisë në Universitetin Al-Azhar, dhe isha përgjegjës në punën pran klinikës sime, e cila ishte një nga qendrat më efikase mjekësore në Egjipt.
Vetem 22 ditë pas arrestimit tim, ju më trilluat (25) akuza krimi në 25 provinca të Egjiptit, sikur të isha unë kreu i mafies globale!
Ju më vratë vajzën time në masakrën e Rabias.
Ju arrestuat dhe torturuat djalin tim.
Ju deportuat gruan dhe familjen time.
Ju dogjet shtëpinë dhe klinikën time mjekësore!
A mendoni se do të qëndroj këtu për tu mbrojtur?!
Betohem në Zotin … dënimi me vdekje ose pafajësia ime, për mua tashmë janë të njëjta… për hir të Zotit, në shërbim të atdheut.
Le ta dijnë gjeneratat e ardhshme të kombit se kush qëndroi në krahin e të vërtetës dhe kush ishte në anën e gënjeshtrës ..
(Sigurisht, të padrejtët do ta shohin se në çfarë mundimi do të kthehen (pas vdekjes) -Kuran, kaptina esh-Shuara 227.

Besim Kurti