Deputetja e parë në botë me Sindromën Down zgjidhet në Spanjë

Mar Galceran, 44 vjeç ka bërë histori për veten dhe të gjithë njerëzit me Sindromën Down që luftojnë çdo ditë me pengesat për shkak të kromozomit ekstra.

Mar Galceran është e para në botë me sindromën Down u zgjodh deputete. Tashmë do të punojë në parlamentin e Valencias.

Galceran u ngjit në listë si pasojë e lëvizjes së kolegëve që dhanë dorëheqjen.

“Duhet të zhdukim stereotipet, do të doja që të trajtoheshim si njerëz dhe mos të shohin tek në vetëm gjendjen tonë shëndetësore”, tha ajo. “Çdokush mund të arrijë qëllimet e tij me vendosmëri”, shkruhet në deklaratën e partisë. /tiranapost