Ballina Artikuj Dhikri i veshjes dhe heqjes së rrobës, këpucëve dhe çdo gjëje tjetër

Dhikri i veshjes dhe heqjes së rrobës, këpucëve dhe çdo gjëje tjetër

1 – Çfarë thua kur vesh rrobën

1.1 – Bismilah

1.2 – Ebu Seid Hudri (r.a) transmeton se kur Profeti (a.s) vishte një rrobë të re – dhe e quante me emrin e saj, qoftë këmishë, rrobë apo çallmë, thoshte:

اللَّهُمَّ إني أسألُكَ منْ خَيْرِهِ وَخَيْر مَا هُوَلَهُ، وأعُوذُ بِكَ مِنْ شَرّهِ وَشَرّ ما هُوَ لَه

Transkriptimi: “Allahumme inni es’eluke min khajrihi ue khajri ma huue lehu, ue eudhu bike min sherrihi ue sherri ma huue lehu”

Përkthimi: “O Allah, të lutem për të mirën e saj dhe për të mirën për të cilën është prodhuar, dhe kërkoj mbrojtje tek Ti prej së keqes së saj dhe prej së keqes për të cilën është prodhuar.”

1.3 – Muadh ibn Enesi (r.a) transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Kush vesh një rrobë të re dhe thotë … i falen mëkatet e mëparshme.

الحَمْدُ لِلَّهِ الذي كساني هذا ورزقنه مِنْ غَيْرِ حَوْلٍ مِنِّي وَلاَ قُوَّة

Transkriptimi: “El hamdu lil lahil ledhi kesani hadha ue rezekanihi min gajri haulin ue la kuuetin”

Përkthimi: “Falenderimi i takon Allahut, i Cili ma veshi këtë (rrobë) dhe ma mundësoi atë pa përpjekje dhe fuqi nga ana ime.”

2 – Çfarë thua kur vesh një rrobë të re, këpucë apo të ngjashme

Preferohet që të thuhet i njëjti dhikër i lartpërmendur në momentin që e vesh rrobën e re.

2.1 – Ebu Said el Hudri (r.a) transmeton se: “Vërtet i Dërguari i Allahut (a.s) kur vishte një rrobë të re, e quante atë me emrin e saj, qoftë çallmë, këmishë apo mantel, pastaj ka pasë thënë:

اللَّهُمَّ لَكَ الحَمْدُ أنْتَ كَسَوْتِنِيهِ، أسألُكَ خَيْرَهُ وَخَيْرَ ما صُنِعَ لَهُ، وأعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّهِ وَشَرّ ما صُنِعَ لَهُ

Transkriptimi: “Allahumme lekel hamdu. Ente Keseutenihi, es’eluke khajrehu ue khajre ma sunia lehu, ue eudhu bike min sherrihi ue sherri ma sunia lehu.”

Përkthimi: “O Allah, Ty të takon falenderimi që ma ke mundësuar që ta vesh atë (rrobën). Unë kërkoj prej Teje të më japësh më të mirën e saj dhe më të mirën për të cilën është prodhuar. Dhe kërkoj prej Teje që të më mbrosh nga keqja e saj dhe e keqja për të cilën është prodhuar.”[1]

2.2 – Omeri (r.a) e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (a.s) se ka thënë: “ Kush vesh një rrobë të re dhe thotë: … pastaj i përkushtohet asaj rrobe duke e dhuruar sadaka, ai do të jetë në mbrojtjen e Allahut, në kujdesin dhe mëshirën e Tij të lartë dhe shpërblimi i tij do të jetë në rrugën e Allahut, qoftë i gjallë apo i vdekur.”[2]

الحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي كَساني ما أُوَاري بِهِ عَوْرَتي وَأَتَجَمَّلُ بِهِ في حياتي

Transkriptimi: “Elhamdu lil lahil ledhi kesani ma U’uarije aureti ue etexhemmelu bihi fi hajati.”

Përkthimi: “Falenderimi i takon Allahut i Cili ma mundësoi ta vesh këtë (rrobë) me anë të së cilës mbuloj pjesën e turpshme dhe me anë të cilës zbukurohem gjatë jetës.”

3 – Çfarë i thua personit që ka veshë një rrobë të re

3.1 – Ummu Halid bintu Halidin (r.a) ka thënë: “Të dërguarit të Allahut (a.s) i sollën rroba, ku ndër të tjera ishte edhe një këmishë (e shkurtër) të zezë. Ai tha: Kë mendoni t’ia veshim këtë këmshë? Njerëzit heshtën. Ai tha: Ma sillni Ummu Halidin! Ata më sollën tek ai dhe ai ma veshi atë me dorën e tij dhe tha:

أبْلِي، وأخْلِقِي

Transkriptimi: “Ebli ue akhliki”

Përkthimi: “U konsumoftë dhe u vjetroftë” (dy herë).[3]

3.2 – Ibn Omeri (r.a) transmeton se Profeti (a.s) pa Omerin (r.a) që kishte veshur një rrobë. Ai tha: A e re është kjo apo e larë? Ai tha: e larë. Ai tha:

الْبَسْ جَدِيداً، وَعِشْ حَمِيداً، ومت شهيدا

Transkriptimi: “Elbis Xhediden, ue ish hamiden, uemut shehiden”

Përkthimi: “Vish një të re, jeto si një i lavdëruar dhe vdis si dëshmor!”[4]

4 – Mënyra e veshjes dhe heqjes së rrobave dhe këpucëve

Është veprim i pëlqyer (mustehab) që kur vishen rrobat, këpucët, pantallonat …etj të fillohet me krahun e djathë dhe këmbën e djathtë dhe pastaj kur të hiqet duhet të hiqet e majta dhe pastaj e djathta. Po ashtu ky udhëzim është për vendosjen e kohlit, përdorimit të misvakut, prerjes së thonjve, heqjen e qimeve të sqetullave, rruajtjen e kokës, dhënien e selamit pasi përfundon namazin, hyrjen në xhami, daljen nga tualeti, marrjen e abdesit, ngrënien, pijen, përshëndetjen me dorë, prekjen e gurit të zi, marrjen ose dhënien e diçkaje tek një person tjetër…etj.

Të gjitha këto veprime bëhen me dorën e djathtë, kurse të kundërtat e saj bëhen me të majtën.

4.1 – Aishja (r.a) ka thënë: “Pejgamberit (a.s) i pëlqente gjithmonë të fillonte me dorën e djathtë për çdo gjë, për veshjet dhe për këpucët.”[5]

4.2 – Aishja (r.a) ka thënë: “Dora e djathtë e Pejgamberit (a.s) ishte për pastërtinë dhe ushqimin e tij, ndërsa e majta për nevojat e trupit dhe çdo gjë që mund të shkaktonte dëm.”[6]

4.3 – Hafsaja (r.a) ka thënë: “Pejgamberi (a.s) e përdorte dorën e djathtë për ushqimin, pijen dhe rrobat e tij, ndërsa dorën e majtë për çdo gjë tjetër.”[7]

4.4 – Ebu Hurejra (r.a) transmeton se Pejgamberi (a.s) ka thënë: “Kur të visheni dhe të merrni abdes, filloni gjithmonë me dorën e djathtë!”[8]

Në këtë kapitull ka një sërë hadithesh. Allahu e di më mirë.

Çfarë thua kur heq rrobat kur dëshiron të lahesh, të flesh..etj

Enesi (r.a) ka thënë: Profeti (a.s) ka thënë: “Mbulimi i asaj që është mes syve të xhindeve dhe pjesëve të dobëta (auretit) të bijve të Ademit është që një njeri musliman, kur dëshiron të heqë rrobat e tij, të thotë:

بِسْمِ اللَّهِ الذي لا إله إلا هو

Transkriptimi: “Bismil lahil ledhi la ilahe il-la huue”

Përkthimi: “Me emrin e Allahut që nuk ka zot tjetër përveç Tij.”

Autor: Imam Neueuiju

Transkriptoi dhe përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Ebu Daudi. Hadithi është Hasen Sahih.

[2] – Tirmidhiu.

[3] – Buhariu (5823).

[4] – Ibn Maxheh.

[5] – Buhariu dhe Muslimi.

[6] – Ebu Daudi. Hadithi është Sahih.

[7] – Ebu Daudi dhe Bejhakiu.

[8] – Ebu Daudi dhe Tirmidhiu. Hadithi është Hasen.