Djaloshi, magjistari dhe murgu

Në historinë e radhës, do ti qasemi një historie sa të gjatë, të bukur dhe të rrallë. Për këtë histori, flet një sure e plotë e Kuranit, surja Buruxh. Vetë profeti Muhamed a.s ua rrëfente myslimanëve dhe shokëve ngjarjet e kësaj historie. Hadithi i cili rrëfen ndodhitë e kësaj historie, është një hadith i gjatë plot tre faqe. Ajo është një histori sa reale aq edhe prekëse. Atë, Profeti a.s ua tregonte Aliut, Bilalit, Suhejbit, Sumejes etj… Unë imagjinoj të dërguarin e Zotit a.s duke ia treguar Ali ibnu Ebi Talibit, i cili me sy që i shkëlqenin sikur thoshte:”E kuptoj mirë mesazhin që kërkon të përçosh o i dërguar i Allahut.”

Kjo histori, vlen si nxitje për një film tërheqës dhe dramatik. Në fakt, unë u bëj thirrje të gjithë regjizorëve e skenaristëve që ta lexojnë këtë histori. Ajo vlen të bëhet një film i cili ti drejtohet të gjithë botës. Të gjithë historitë e Kuranit, u drejtohen mbarë botës dhe jo vetëm myslimanëve. Sakaq, shumë myslimanë e shohin Kuranin si vetëm të tyrin. Ai është një libër me përmasa botërore e globale, pasi i drejtohet mbarë botës, pa përjashtuar askënd. Ti o mysliman ke një mesazh mbarë botëror, fjalët e para të cilit janë: Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve” (Fatiha, 1) Kurse fjalët e fundit janë: “Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i njerëzve” (Nas, 1)

Ku dhe kur ka ndodhur kjo histori?

Kjo histori ka ndodhur në Jemen, në një krahinë të quajtur Nexhran, në kufi me Arabinë Saudite sot. Ajo ka ngjarë në vitin 523, dyzet vite para se të lindë profeti Muhamed a.s. Ajo është një histori e zhvilluar shumë pranë dërgimit të profetit të fundit.

Personazhet e historisë:

Në këtë histori, kemi personazhet e mëposhtme: Mbreti, magjistari, murgu, një djalosh pesëmbëdhjetë vjeçar, një foshnje, ushtarët dhe populli. Heroi dhe personazhi kryesor i historisë është djaloshi pesëmbëdhjetë vjeçar, emri i të cilit është Abdullah ibnu Thamir. Ne nuk do të fokusohemi shumë tek emri i tij, pasi vetë Profeti a.s u fokusua më shumë tek vepra e tij dhe jo tek emri.

Duke rrëfyer historinë e këtij djaloshi, sikur Profeti a.s i drejtohet çdo djaloshi dhe çdo të riu të umetit të tij. Pra, heroi dhe personazhi kryesor i historisë nuk është as murgu, as magjistari, por djaloshi.

Objektivat e historisë:

Me anën e kësaj ndodhie, Profeti a.s kërkon të përcjellë tek ne disa koncepte bazë, të cilat i përmbledhim në:

1 – Duhet të jesh patjetër njeri me mesazh e mision në jetë, mos jeto vetëm për të ngrënë, për tu martuar, për të lindur fëmijë dhe në fund për të vdekur. Kjo nuk është jeta e një njeriu që mban mbi supe një mesazh.

2 – Jeto për të vërtetën, sakrifiko për të qoftë dhe jetën, përballu me padrejtësinë me urtësi dhe pa dhunë dhe hiqe maskën e të keqes, por me urtësi.

3 – Jeto për tu shërbyer njerëzve dhe kurrë mos u shërbe zullumqarëve.

4 – Jeta është e shkurtër, prandaj mos e ul veten për një kafshatë bukë.

5 – Mediat luajnë një rol shumë të rëndësishëm. Shumë kollaj, ato mund të mashtrojnë dhe devijojnë njerëzit, ose mund ti udhëzojnë në udhë të mbarë. Të dyja këto misione të mediave i gjejmë në historinë në fjalë.

Ngjarjet:

Mbreti. Një herë e një kohë, jetonte një mbret me emrin Dhu Nuvas. Mbretëria e tij shtrihej në Jemen. Është viti 1523 dhe mbreti në fjalë i shtyp njerëzit e thjeshtë dhe nuk ua njeh të drejtat. Me qëllim që zullumet e tij ti maskojë, me qëllim që ti justifikojë vrasjet e burgosjet e shumta, ai e kishte kurorëzuar veten si perëndi dhe u kërkonte njerëzve ta besojnë si të tillë.

Kështu, ai kishte bërë dy të liga: E para shtypte popullatën dhe e dyta e konsideronte veten zot dhe perëndi. Meqë njerëzit i frikësoheshin dhunës dhe tiranisë së tij, e kishin pranuar këtë situatë. Të gjithë e kishin harruar se ekziston vetëm një Zot i vetëm, fuqiplotë dhe krijues, duke i harruar të gjithë mësimet e profetit Isa a.s. Vetëm një person i vetëm e kishte refuzuar ta besojë mbretin si zot.

Murgu. Ai ishte një burrë i shtyrë në moshë dhe ishte personi i vetëm që e dinte se mbreti ishte mashtrues, gënjeshtar dhe gjithçka e kishte organizuar për të abuzuar me popullatën. Murgu e kuptonte se i duhej të ballafaqohej me dy probleme: I pari, fakti që besimi se “Nuk ka zot tjetër përveç Allahut” ishte harruar mes njerëzve. I dyti, njerëzve u ishin mohuar dhe shkelur të drejtat e tyre. Kështu, ai duhej ti zgjidhë këto dy probleme, por pa dhunë dhe terror. Ai filloi të diskutojë me njerëzit lidhur me këto dy çështje dhe emri i tij filloi të përhapej mes njerëzve, të cilët filluan të kërkojnë të drejtat e tyre, liritë, fenë dhe besimin e vërtetë. Këto zhvillime i mbërritën edhe mbretit, i cili ushtroi të gjithë pushtetin e tij për ti heshtur këto zëra. Ai mori njërin prej personave që i besuan murgut dhe e torturoi në mënyrë çnjerëzore. Besimtari, edhe pse nën presionin e torturave i përgjigjej:”Ti nuk je zot, ti nuk ke bërë asnjë mrekulli. Zoti i vërtetë ka bërë mrekulli.” Mbreti e pyeti:”Kush ti ka mësuar këto gjëra?” I torturuari i tregoi mbi murgun dhe mbreti urdhëroi të arrestohej menjëherë. Kur dëgjoi se kërkohej nga mbreti dhe ushtarët e tij, murgu u arratis dhe u mbyll në një shpellë në mal.

Mbreti, filloi të ndjehej i ligsht dhe i dobët, para vullnetit të njerëzve. Kjo e bënte të mos ndihej si zot dhe perëndi. Me qëllim që ti mbushë mendjen vetes dhe njerëzve, ai ndërmori një hap tjetër. Ai solli një magjistar, i cili do të bënte magji dhe gjëra të pazakonta.

Magjistari. Roli i këtij magjistari ishte që ti bindë njerëzit se mbreti i tyre ishte zot dhe perëndi. Menjëherë, ai filloi me numra dhe lëvizje të pazakonta. Ai u thoshte njerëzve se ishte vetë mbreti dhe zoti i tyre ai që i bënte këto. Herë të tjera, ai gjoja i grumbullonte retë duke formuar emrin e mbretit. Njerëzit filluan ta besojnë këtë mashtrim të radhës. Vetë burri që torturohej për shkak të besimit u vra, kurse murgu ishte fshehur në shpellë.

Këto zhvillime e gëzuan mbretin, aq më tepër që murgu ishte zhdukur dhe vetë magjistari po e kryente rolin dhe misionin e tij. Mbretëria e tij u zgjerua, ai tashmë ishte i suksesshëm dhe ishte harruar besimi në një Zot të vetëm dhe të vërtetë.

Çmimi për kokën e murgut ishte një milionë dinarë floriri. Vetë murgu ndodhej në një shpellë, në dalje të qytetit. Atje, ai mendonte mbi një mënyrë për përcjelljen e mesazhit hyjnor, për besimin në një Zot të vetëm. Ai tashmë ishte plakur dhe i duhej patjetër një i ri që do e kryente këtë mision.

Nga ana tjetër, mbreti i druhej magjistarit, pasi ai ishte personi i vetëm që e dinte sekretin dhe dobësinë e tij. Ai priste çastin e duhur për ta hequr qafe një herë e përgjithmonë. Magjistari ndryshon sipas vendit dhe kohës. Ai herë është një magjistar që bën numra shpejtësie dhe mashtron njerëzit, herë është arti, herë janë titujt e gazetave, herë është televizioni dhe herë të tjera janë vidioklipet.

Profeti Muhamed a.s e fillon tregimin e kësaj historie me fjalët:”Në popujt e mëparshëm, jetonte një mbret, i cili kishte punësuar një magjistar…”

Imagjinojeni Sumejjen duke e dëgjuar këtë histori, imagjinoni Ebu Bekrin, Bilalin, Aliun, Zubejrin dhe Talhan. Pothuaj shumica ishin në moshë të re.

Profeti a.s, sikur kërkonë të na thotë se mbretëria e mbretit si dhe magjia e magjistarit janë të pandashme. Është magjistari ai që bind njerëzit për vijimësinë e pushtetit të mbretit. Po të flasim me gjuhën bashkëkohore, magjistari shërbente si media e mbretit.

“Magjistari i tha mbretit:”Unë jam plakur”

Si magjistari ashtu dhe murgu i mirë ishin plakur. “Prandaj më sill një djalosh ti mësoj magjinë, me qëllim që të garantosh vazhdimësinë e mbretërisë dhe pushtetit tënd.”

Magjistari, kërkon të edukojë një brez të ri magjistarësh, për tu mësuar magjinë, me qëllim që mbreti të vazhdojë në pushtet, me qëllim që njerëzit të vazhdojnë të shtypen dhe të mashtrohen. Kështu, mbreti ia dërgoi një djalë.

Djaloshi. Meqë edhe profeti Muhamed a.s preferonte ta quajë “djalosh” pa ia përmendur emrin, le ta quajmë dhe ne ashtu. Kjo,pasi historia e tij i drejtohet të gjithë të rinjve.

Diku në periferi të qytetit, gjendej një djalosh shtatëvjeçar, i cili i ndiqte këto zhvillime. Kur djaloshi në fjalë mbushi pesëmbëdhjetë vjeç, mbreti e zgjodhi për të mësuar magjinë, për shkak të intelektit dhe zgjuarsisë së tij. Hyri djaloshi në pallatin madhështor dhe luksoz të mbretit dhe që aty filloi të ëndërrojë për ditën kur do të zërë vendin e magjistarit, që të jetojë në atë luks dhe kamje të cilat i shihte për herë të parë.

Menjëherë filloi të hedhë hapat e parë në mësimin e magjisë, apo të themi më mirë mashtrimit dhe intrigave, aq më tepër që shquhej për zgjuarsi. Thotë profeti Muhamed a.s:”Sa herë që djaloshi shkonte për tek magjistari, kalonte pranë shpellës ku ishte fshehur murgu.” Duke qenë se rridhte nga një familje e varfër, djaloshi banonte jashtë qytetit. Prandaj, rruga për tek pallati mbretëror, ku gjendej dhe magjistari, kalonte pranë shpellës ku ishte fshehur murgu i mirë. Është Zoti i lartësuar Rregullatori më i mirë në të tilla raste. Mbreti planifikonte diçka tjetër, sakaq Zoti kishte planifikuar diçka krejt të ndryshme. Murgu ishte i shqetësuar shumë për shkak të mesazhit dhe misionit të papërfunduar të tij. Ai i ndjente hapat e dikujt jashtë shpellës dhe frikësohej. Një ditë, mori guximin dhe iu afrua daljes dhe pa që ai që kalonte çdo ditë, ishte një djalosh i njomë, tek i cili shquante inteligjencën dhe mençurinë. Që atë ditë, filloi të mendojë si të kontaktojë me këtë djalosh. Tashmë beteja zhvillohej për të fituar djaloshin. Vallë kush do e fitojë këtë betejë? Kush do e ketë brezin e ri? Magjistari apo murgu? Besimi apo magjia? Vallë kë do të zgjidhnin të rinjtë tanë sot? A do të zgjidhje ti o vëlla dhe oj motër vidioklipet dhe famën, apo do të zgjidhje të vërtetën? A do të zgjidhje të përballeshe me padrejtësinë, ti shërbeje njerëzimit dhe të jetoje për një mision të caktuar?

Edhe sot e kësaj dite, beteja zhvillohet për të fituar brezin e ri. Umeti ynë dhe çdo shtet islam nuk ka shpresë tjetër për ta përcjellë mesazhin veçse tek brezi i rij.

Takimi me murgun.

Murgu dëshironte që patjetër të arrinte tek djaloshi dhe të bisedonte me të. Një ditë, gjatë rrugës për tek magjistari, djaloshi rrëzohet në një gropë, nga e cila nuk dinte si të dalë. Murgu iu afrua dhe i zgjati dorën, duke e nxjerrë nga gropa. Pasi u prezantuan dhe djali i tregoi se çfarë bënte, murgu i tha:”Nëse magjistari të mëson iluzione dhe mashtrime, unë do të mësoj të vërtetën. Nëse dëshiron të mësosh të vërtetën, ja ku është shpella ime.” Kjo ishte një aventurë nga ana e murgut, pasi shumë mirë djaloshi mund të informonte mbretin dhe të fitonte një milionë dinarët e floririt. Por me qëllim që e vërteta të përçohej, duheshin edhe aventura të tilla.

Mandej, murgu e la djaloshin të largohej dhe të vendosë. Dëshira për të eksploruar diçka të re, është tipar i të rinjve. Për këtë, murgu ishte i sigurt se ai do të kthehej.

Para se të shkojë sërish tek murgu, djaloshi bën diçka të mrekullueshme, mbledh informacion rreth murgut. Bëni kujdes o vëllezër dhe motra, mos pranoni të nxini dije fetare nga çfarëdo personi, pasi mund të jenë ekstremistë.

Kur djaloshi u interesua mbi murgun, njerëzit i thanë se ai kishte qenë njeri i mirë, por që kishte shumë pikëpyetje për të. Atëherë, djaloshi vendosi të kthehet sërish tek murgu. Vetë murgu, ishte i ndërgjegjshëm për pikëpyetjet rreth tij, por nuk shqetësohej, pasi ishte i sigurtë se kishte Zotin në krah dhe se Ai do bënte që e vërteta të triumfojë. Sot, faqet e internetit janë të mbushura me pikëpyetje dhe akuza për shumë nga ftuesit myslimanë, gjë e cila shpesh herë shkakton kureshtje tek të rinjtë. Kjo mund të shërbejë si fill peri, që të rinjtë të mësojnë të vërtetën nëpërmjet këtyre ftuesve.

Edhe djaloshi ynë, i shtyrë nga kureshtja, vendosi të eksplorojë. Një mesazh ky shumë i rëndësishëm për të gjithë prindërit. Është pjesë e natyrshme e formimit të fëmijës, që të eksplorojë gjithçka rreth tij. Këtë instinkt të fëmijëve, prindërit duhet ta trajtojnë me shumë urtësi dhe mençuri. Prandaj, ata duhet të kultivojnë tek fëmijët vlerat morale që në vegjëli. Me dhunë nuk mund të kontrollohet fëmija.

Djaloshi nxë dije nga murgu:

Djaloshi, filloi të shkojë njëkohësisht, edhe tek murgu edhe tek magjistari. Ai e pyeste murgun për gjithçka dhe murgu i përgjigjej pa përtesë, derisa në fund i mësoi se nuk ka zot tjetër përveç një Zoti të Plotfuqishëm dhe Krijues të gjithësisë. Ai i tregoi se mbreti nuk është veçse një mashtrues dhe kurrsesi nuk mund të jetë zot. Ashtu siç i tregoi se mbreti e përdorte magjistarin për të mashtruar njerëzit dhe për ti mbajtur të shtypur. Vetë magjistari e kishte shitur fenë e tij, në këmbim të pasurisë dhe jetës luksoze, e cila nuk ka asnjë vlerë tek Zoti. Djaloshi i dëgjonte me vëmendje këto fjalë.

Edhe pse për kokën e murgut ishte caktuar një çmim tundues, djaloshi nuk tregoi se ku ndodhej, edhe pse ishte fukara dhe në nevojë për të holla. Me këtë rast, dua të këshilloj të rinjtë tanë, që të mos e shesin fenë për para. Nëse të gjithë njerëzit e shesin fenë, ti mos prano ta shesësh. Bëhu ti Abdullah ibnu Thamir i kohës.

Mes murgut dhe magjistarit

Marrëdhëniet mes murgut dhe djaloshit u forcuan në maksimum. Ata takoheshin dy herë në ditë, një herë kur djaloshi shkonte për tek murgu dhe herën tjetër kur kthehej për në shtëpi.

Ai ishte një djalosh i ri, nuk kishte parë mrekulli dhe nuk ishte profet. Ai e shihte murgun të banojë në shpellë, kurse magjistari banonte në një pallat luksoz, pranë mbretit. Magjistari i mësonte mashtrimin, kurse murgu i mësonte të vërtetën. Magjistari kishte në dorë pushtetin, sakaq murgu ishte i syrgjynosur dhe i persekutuar. Çdo ditë, djaloshi përballej me këto dy ambiente, gjë e cila e përgatiste për misionin e ardhshëm.

Dua ti them çdo prindi që të mos lejojë që fëmijët të vetëmbyllen, duke mos bërë diçka të hairit gjatë jetës së tyre. Nëse do të jenë të vetëmbyllur, nuk do të mund të përballen me jetën. Duke u informuar nga dy burimi informacioni kontradiktore, djaloshi filloi të bëhej më i hapur dhe më i thellë në të menduar. Kur shkonte tek murgu, ky i fundit nuk e ndalonte të shkojë tek magjistari, pasi natyra e tij e pastër do e orientonte drejt të vërtetës. Unë jam i sigurt se po të ndjekim të njëjtën metodë me të rinjtë tanë, patjetër që ata do të ndjekin të vërtetën. Sado që e keqja të jetë e përhapur, ekziston natyra e “la ilahe il-lallah – e cila e fton secilin prej nesh.

Murgu i mësonte djaloshit të vërtetën, tu shërbejë njerëzve, ti ndihmojë dhe ti dojë. Ai i thoshte se jeta e kësaj bote është e shkurtër dhe se duhet të jetojmë për hir të së vërtetës. Nuk ka ofendim dhe dështim më të madh, sesa të vdesësh i pavlerë. Ai i thoshte se duhet të jetë i ekuilibruar në jetë dhe elastik. Duke qenë se murgu e respektonte logjikën e djaloshit, edhe djaloshi e respektonte në maksimum murgun. Vetë pasi konstatoi respekt dhe vlerësim nga murgu, djaloshi iu bind dhe e ndoqi. I respektoni fëmijët tuaj o prindër, që t’ju respektojnë dhe ata.

Përzgjedhja e djaloshit:

Thotë profeti Muhamed a.s:”Sa herë që djaloshi shkonte tek murgu, vonohej për tek magjistari, i cili e rrihte. Sakaq, kur kthehej në shtëpi, e rrihnin familjarët, sepse vonohej tek murgu.”

Siç thamë dhe më sipër, murgu nuk e kishte ndaluar të shkojë tek magjistari. Ai i kishte thënë:”Para se të shkosh tek magjistari, eja tek unë fillimisht. Po ashtu, para se të shkosh në shtëpi, qëndro pak tek unë.”

Këtë e kishte bërë me qëllim që në mëngjes ti japë dozën antihelm para se të vejë tek magjistari. Kurse pasdite, e pastronte nga mbetjet ideologjike që mund të kishte marrë tek magjistari.

Sa herë që vonohej tek murgu, magjistari e rrihte dhe e ndëshkonte. Po ashtu, e rrihnin familjarët kur kthehej vonë në shtëpi, për shkak se ishte vonuar tek murgu. Këtë hall, ai ia qau murgut, i cili ishte sjellë mirë me të dhe nuk e kishte keqtrajtuar. Ky është tregues i suksesit të murgut në përcjelljen e mesazhit. Tregues i suksesit të çdo ftuesi mysliman, është kur njerëzit i tregojnë problemet e tyre personale. Tregues i suksesit tënd si prind, është kur fëmijët ti rrëfejnë problemet e tyre.

I gjendur në një situatë të tillë, djaloshi e pyeti murgun se çfarë të bëjë. Murgu i tha:”Nëse vonohesh kur shkon tek magjistari, i thuaj se më vonuan prindërit. Nëse vonohesh kur kthehesh në shtëpi, u thuaj prindërve se më vonoi magjistari.”

Murgu donte ta mësojë djalin me idealizma. Shumë mirë, ai mund ti kërkonte të mos shkojë më tek magjistari, tu tregojë familjarëve të vërtetën, ose të durojë rrahjen dhe ndëshkimin.

Murgu e kuptonte mirë se ai bashkë me djaloshin janë vendosur përballë të keqes dhe në raste të tilla duhet shumë elasticitet. Me këtë rast, dua tu them prindërve: Mos i detyroni fëmijët t’ju gënjejnë!

Dita vendimtare:

Djaloshin e lodhi konflikti i brendshëm me veten. Deri tani, ai nuk kishte zgjedhur nëse do të shkojë pas mësimeve të murgut apo të magjistarit. Gjer tani, ai nuk është mbajtës mesazhi, por që kishte fituar përvojë dhe eksperiencë. Askush prej nesh nuk lind i ditur dhe i mençur dhe nuk bëhet i tillë pa derdhur djersë dhe mund. Nëse kërkon të jesh i suksesshëm në jetën tënde të përditshme, duhet të derdhësh djersë dhe të përpiqesh, të lëvizësh lart e poshtë, por pasi të jesh mbrojtur me besim.

Një ditë, djaloshi ndodhej rrugës për tek burimi ku mbushnin ujë njerëzit. Teksa ishte i fokusuar në çështjen e murgut dhe të magjistarit, si dhe konfliktin e brendshëm, i cili nuk po e linte rehat, ai dëgjon një britmë të madhe. Thotë profeti Muhamed a.s:”Ndërkohë që djaloshi ishte duke ecur rrugës, një kafshë e rrezikshme (luan) kishte zënë rrugën – duke mos i lejuar njerëzit të mbushin ujë – atëherë djaloshi tha:”Sot do e kuptoj kush është më i dashur tek Zoti, murgu apo magjistari.”

Ai besonte fuqishëm se duke i ndihmuar njerëzit në një rast të tillë, Zoti do ia tregonte rrugën e vërtetë dhe të drejtë. “Ai mori një gur, i hodhi një sy dhe tha:”O Zot! Nëse murgu është më i dashur tek Ti sesa magjistari, atëherë vrite egërsirën me këtë gur!” Kur e gjuajti gurin, ai e goditi egërsirën mu në gojë dhe ajo ngordhi. Njerëzit që e njihnin, thanë:”Ku është një magjistar i madh!” Sakaq ai tha:”Nuk ka zot tjetër përveç Allahut!”

Kjo ishte një ditë vendimtare në jetën e djaloshit, pasi e pa të konkretizuar efektin e fjalës: La ilahe il-lallah.

Sot, ti je më i mirë se unë:

Menjëherë djaloshi vajti tek murgu, të cilit i rrëfeu gjithçka kishte ndodhur. Pasi e dëgjoi, murgu i tha:”O biri im! Sot, ti je më i mirë se unë!”

Djaloshi nuk ishte më i mirë në dije dhe informacioni, pasi murgu mbetej më i ditur në këtë aspekt, por ishte më i mirë në shërbimin e njerëzve, në komunikimin dhe trajtimin e tyre.

Murgu, edhe më parë i kishte treguar se njeriu më i mirë është ai që u shërben më shumë njerëzve. Ai e kishte siguruar se Zoti nuk do e linte vetëm, pasi nuk e kishte pranuar jetën e luksit pranë mbretit dhe pasurinë e tij. Ai kishte zgjedhur Zotin dhe Ai nuk do e braktiste.

Fjalët e murgut janë tregues të sinqeritetit dhe mençurisë së tij. Ai e pranoi se djaloshi tani ishte më i mirë se ai. Ashtu siç egërsira u kishte zënë rrugën njerëzve për tek e dobishmja, ashtu edhe mbreti i mashtronte për të mos arritur tek e vërteta. Ashtu siç i kishte dhënë fund egërsirë, djaloshi do i jepte fund edhe padrejtësisë dhe shtypjes së mbretit. Ishte një mësues që i thoshte nxënësit të tij: Sot, ti je më i mirë se unë. Vallë a ka prindër që ua thonë fëmijëve të tyre këtë fjalë, nëse ata janë më të mirë?

Besim dhe sprova

Në fund, murgu i tha diçka tepër të rëndësishme:”Ti do të sprovohesh!” Nëse ke zgjedhur rrugën e mirë, nëse ke zgjedhur të jetosh në shërbim të njerëzve jo në shërbim të zullumit, nëse ke vendosur të përcjellësh të vërtetën, atëherë dije se do të sprovohesh. Kjo ngjarje i drejtohet çdo personi që e sheh veten si përçues të një mesazhi, ajo i drejtohet çdo të riu. A u kujtohet profeti Muhamed a.s kur iu shfaq Xhibrili a.s për herë të parë dhe vajti tek Vereka ibnu Neufel? Ai i tha:”Do të dëbohesh nga njerëzit e tu!” Profeti a.s e pyeti i habitur:”Do të dëbohem prej tyre?!” Thotë Zoti në Kuran:”

“Elif, Lâm, Mîm. Vërtet mendojnë njerëzit, se do të lihen të thonë “Ne besojmë”, pa u vënë në provë?! Ne i kemi sprovuar ata që kanë qenë para tyre, – ky është ligj i Zotit – (Ankebut, 1-3)

“O biri im!, sot ti je më i mirë se unë dhe do të sprovohesh. Nëse sprovohesh, mos i trego kujt për mua.”

Plani për tu përballur me mbretin:

Djaloshit i duhej të përballej me mbretin, për tu mësuar njerëzve se nuk ka zot tjetër përveç Allahut. Këtë histori e dëgjoi Ali ibnu Ebi Talibi dhe pasi vajti në Jemen, konstatoi se janë njerëz dashamirës dhe të butë. Ndoshta kjo për shkak të ndodhisë që po trajtojnë, pasi mes saj dhe profetit Muhamed a.s ishin vetëm dyzet vite.

Problem kryesor ishte se njerëzit e kishin harruar Zotin e vërtetë, ata kishin frikë nga mbreti i cili u shkelte të drejtat. Veç kësaj, i duhej të përballej dhe me magjistarin, i cili luante një rol kyç në mashtrimin e njerëzve. Atij i duhej ti jepte fund magjisë dhe pretendimit se mbreti ishte zot. Për këtë, atij i duhej të depërtonte tek të gjithë shtresat e shoqërisë. Ai vendosi të hyjë mes njerëzve dhe të ketë rol pozitiv në shoqëri, pasi vetëm kështu do të ishte i aftë të përballej me mbretin.

Djaloshi përballë mbretit:

Filloi djali të ndihmojë njerëzit, duke u qëndruar pranë dhe duke u shërbyer, me qëllim që të njihet me ta dhe hallet e tyre. Meqë shumë prej tyre ishin të sëmurë, ai filloi të lutet që Zoti ti shërojë. Kështu, Zoti i dha disa mrekulli, pasi shumë lebrozë dhe të verbër u shëruan falë lutjeve të tij, gjë e cila ia shtoi famën mes njerëzve. Magjistari i tij ishte personi i vetëm që e dinte se ajo që po bën djaloshi nuk është magji, por nuk fliste. Sa herë që mbreti e pyeste përse nuk shkon më tek magjistari, djaloshi i përgjigjej se e ka mësuar tashmë magjinë e tij, gjë e cila e qetësonte mbretin. Tashmë, ai nuk do të kishte nevojë për magjistarin e vjetër dhe plak. Kur magjistari ndjeu se mbreti po planifikon ta eliminojë, u arratis. Tashmë, djaloshi shpëtoi nga e keqja e magjistarit.

Djaloshi zbuloi se një nga këshilltarët e mbretit ishte verbuar. Ai i dërgoi fjalë me njerëz të tjerë, që mund ta shërojë dhe ti kthejë shikimin. Menjëherë, këshilltari i mbretit mblodhi një sasi të madhe dhuratash të çmuara dhe i tha djaloshit:”Nëse më shëron, të gjitha këto janë të tuat.”

Djaloshi iu përgjigj:”Unë nuk shëroj askënd, është Zoti Ai që shëron. Nëse dëshiron, e lus Zotin që ta kthejë shikimin, por duhet ti besosh Atij pastaj.” Këshilltari pranoi. Djaloshi e luti Zotin dhe shikimi iu kthye dhe besoi.

Kur mbreti dëgjoi se këshilltarit të tij i ishte kthyer shikimi, e thirri dhe e pyeti:”Kush ta ktheu shikimin?” Ai u përgjigj:”Zoti im.” Mbreti e pyeti:”Unë?!” Këshilltari iu përgjigj:”Zoti im dhe i yti është Allahu.”

Thotë profeti Muhamed a.s:”Ai vazhdoi ta torturojë derisa këshilltari i tregoi për djaloshin.” Mbreti e thirri dhe i tha:”O biri im! Shoh që magjia jote ka arritur gjer atje saqë shëron të verbrit dhe lebrosët..” Djaloshi e ndërpret dhe i thotë:”Unë nuk shëroj kënd, është Zoti ai që i shëron.” Mbreti e pyeti:”A paske ndonjë zot tjetër përveç meje?!” Djaloshi iu përgjigj:”Zoti im dhe i yti është Allahu.”

Mbreti urdhëroi të torturohej. Gjatë torturave djaloshi u detyrua dhe i tregoi për murgun. Ushtarët vajtën menjëherë tek murgu në shpellë, e sollën, i vunë sharrën tek koka dhe i thanë:”Braktise besimin tënd!” Murgu tha:”Nuk ka zot tjetër përveç Allahut.” Mandej ushtarët e sharruan duke e ndarë në dy pjesë. Të njëjtën gjë bënë dhe me këshilltarin e mbretit, i cili refuzoi ta mohojë Zotin e vërtetë.

Po sikur murgu të ishte dorëzuar dhe ta kishte besuar mbretin si zot? Vallë çfarë do të ndodhte me djaloshin kur të shihte modelin e tij të dorëzohej? Edhe pse vdiq murgu, ai doli triumfues, pasi siguroi besimin tek brezi i ardhshëm, ashtu siç do të fitojë shpërblimin e botës tjetër. Sakaq, mbreti fitoi vetëm mallkimin dhe ndëshkimin e Zotit.

Nëse do të shtronim pyetjen: Kush sakrifikoi më shumë, murgu apo këshilltari i mbretit? Padyshim që këshilltari i mbretit sakrifikoi më shumë, i cili jetonte në të mira dhe bollëk. Ai sakrifikoi gjithçka për besimin e tij.

Dëshira e mbretit për ti dhënë fund djaloshit:

Filloi mbreti tentativat për ta hequr qafe djaloshin, por larg syve të njerëzve. Ai e kishte të vështirë ta vriste djaloshin, pasi njerëzit e donin. Sakaq, këshilltari dhe murgu, kishin jetuar larg njerëzve. Kushdo që jeton në mesin e njerëzve dhe në shërbim të tyre, garanton mbrojtjen e Zotit.

Mbreti dëshironte ta eliminojë, kurse djaloshi synonte t’ua vërtetojë njerëzve se mbreti është i dobët dhe nuk është zot.

Mbreti urdhëroi disa ushtarë të tij që të vishen me rroba civile, ta marrin djaloshin, ta ngjisin në një mal dhe ta hedhin me ndonjë greminë. Ushtarët e morën djaloshin, i cili gjatë gjithë rrugës përsëriste fjalët:”La ilahe il-lallah” dhe lutej me lutjen e profetit Muhamed a.s:”O Zot! Më mbro prej tyre me ç’të duash dhe si të duash. Ti ke mundësi për gjithçka.”

Thotë profeti Muhamed a.s:”Mali u lëkund dhe ushtarët u rrëzuan. Sakaq djali u kthye shëndoshë e mirë.”

Po ne si e citojmë fjalën:”La ilahe il-lallah?” A e themi me gjithë zemër? Është kjo fjalë, ajo që e shpëtoi një person me nëntëdhjetë e nëntë regjistra të mbushur me gjynahe. Me tu vendosur në peshoren e veprave të mira, ajo u rëndua dhe fitoi xhenetin personi në fjalë, pasi nuk ka gjë më të rëndë se emri i Zotit të lartësuar.

Djaloshi u kthye sërish në qytet tek mbreti dhe nuk ia mbathi. Ai kishte një mesazh për të përçuar tek njerëzit. Mbreti e pyeti gjithë habi:”Ku i ke shokët?” pasi në aparencë ai ishte nisur për një ekskursion. Djaloshi iu përgjigj:”Zoti më ruajti prej tyre.”

Duket qartë që djaloshi nuk ishte agresiv edhe në të folur. Mbreti e dërgon me një anije bashkë me ushtarët, të cilët do e hidhnin në mes të detit. Ata e morën, hipën në anije dhe u nisën. Djaloshi lutej:”O Zot! Më mbro prej tyre me ç’të duash dhe si të duash. Ti ke mundësi për gjithçka.”

Në një moment, anija përmbyset, duke u mbytur të gjithë përveç djaloshit, i cili u kthye sërish tek mbreti.

Mbreti ka uruar që djaloshi të mos kthehej më, edhe sikur të mos mbytej, pasi kthimi i tij vërtetonte dobësinë e mbretit. Mbreti e pyeti sërish ku i kishte shokët dhe djaloshi i përgjigjet me të njëjtën përgjigje:”Zoti më ruajti prej tyre.”

Mënyra për të ndërgjegjësuar njerëzit:

Djaloshi pa që të gjithë këto ngjarje nuk i kishin ndërgjegjësuar njerëzit, të cilët vazhdonin ta kishin frikë mbretin dhe ta besonin si zot. Atëherë ai mendoi të vdesë, si mënyra e vetme për ti ndërgjegjësuar. Kështu, vajti tek mbreti dhe i tha:”Ti nuk do të më vrasësh dot, nëse nuk bën si të them.” Mbreti e pyeti:”E çfarë të bëj?” Djaloshi i tha:”Mblidhi njerëzit në një vend, mandej më lidh mbi një palmë, merr një hark, vendos shigjetën në të dhe para se të qëllosh thuaj:”Me emrin e Zotit të djaloshit (bismilahi rabbil gulam).”

Me këtë, djaloshi kërkonte që njerëzit të ndërgjegjësoheshin se mbreti nuk ishte zot. Ai i kërkoi mbretit të realizojë skenën, e triumfit të vërtetës, për t’ia hequr mbretit mantelin hyjnor që i kishte veshur vetes.

Mbreti i mblodhi njerëzit, e lidhi djaloshin mbi një palmë, mori shigjetën dhe para se ta hedhë, tha:”Me emrin e Zotit të djaloshit!”

Shigjeta u ngul mu në faqen e djaloshit, i cili duke buzëqeshur tha:”La ilahe il-lallah” dhe ndërroi jetë.

Nëna e tij u turr drejt kufomës së birit dhe e përqafoi fort duke thënë:”La ilahe il-lallah.” Të gjithë njerëzit thërrisnin:”La ilahe il-lallah. Besojmë në Zotin e djaloshit.” Kështu, djaloshi e fitoi davanë me mbretin dhe njerëzit pranuan besimin e vërtetë.

Tirania e mbretit

Duke parë që situata i doli nga duart, mbreti urdhëroi që buzë rrugëve të hapeshin llogore dhe hendeqe, ku të ndizej zjarr.

Mandej u kërkoi ushtarëve ti lenë të qetë të gjithë ata që e braktisin besimin e djaloshit, sakaq të tjerët të hidhen në zjarr.

Profeti Muhamed a.s përshkruan një nënë bashkë me foshnjën e saj për gjiri, e cila mendoi ta braktisë besimin e djaloshit për hir të foshnjës së saj. Por në atë çast, foshnja i flet dhe i thotë:”O nënë! Ti je në rrugë të drejtë, prandaj mos kij frikë!” Mandej ushtarët e morën dhe e hodhën në zjarrin e llogoreve.

Mbreti iu drejtua njërit prej ushtarëve me fjalët:”A e sheh si ua theva qafat?” Por ushtari iu përgjigj:”Por nuk ua theve dot zemrat.”

Njerëzit vdiqën në gropat me zjarr, sakaq mbreti kënaqej tek shihte atë skenë mizore. Thuhet që me atë rast kanë vdekur njëzet e një mijë njerëz.

Fundi i historisë:

Kështu përfundoi kjo histori, e cila shtron pyetjen: A fitoi mbreti me të vërtetë? A ishte ky fundi i historisë?

Në pak rreshta, konkludojmë se:

Ky nuk ishte fundi, pasi ata njerëz i pret Dita e Llogarisë. Ajo që ndodhi ishte vetëm një pjesë e historisë.
Që këtu, ne pyesim veten: Vallë a po e përçojmë të vërtetën tek njerëzit, me kusht që ne të triumfojmë edhe në aparencë? Apo ne e mbajmë dhe përçojmë mesazhin parimisht? Të ndihmosh njerëzit, të bësh mirë dhe të ndërmarrësh reforma janë parime.
Fjala “La ilahe il-lallah” është shumë e shtrenjtë. Vdekja e murgut, e magjistarit dhe këshilltarit, ishte vdekje e disa individëve. Sakaq fundi i historisë përcolli vdekjen e një populli të tërë.

Fitoret e djaloshit dhe të njerëzve:

Djaloshi triumfoi pasi nuk hoqi dorë nga parimi i tij dhe nuk iu nënshtrua mbretit.

Djaloshi dhe njerëzit fituan xhenetin. Dëshmorët jetojnë në xhenetin firdeus, grada më e lartë e xhenetit.

Djaloshi fitoi pasi emri dhe vepra e tij u përjetësuan në histori.

Djaloshi fitoi pasi bëri ndryshim pa dhunë.

Djaloshi fitoi pasi e zgjeroi rrethin e ndikimit të tij në popull, përkundër mbretit.

Ai fitoi kur e kuptoi se jeta ishte shumë e shkurtër.

Surja Buruxh:

“Për qiellin me yjësi, për Ditën e premtuar për dëshmitarin dhe për atë që dëshmohet! Mallkuar qofshin njerëzit e Hendekut, zjarrit me lëndë djegëse, kur rrinin ulur rreth tij, duke dëshmuar atë që po i bënin besimtarëve! Ata i munduan besimtarët, vetëm pse këta i besuan Allahut, të Plotfuqishmit, të Denjit për çdo lavd, të Cilit i përket pushteti i qiejve dhe i Tokës dhe që është Dëshmitar i çdo gjëje. Pa dyshim, ata që i përndjekin besimtarët dhe besimtaret e nuk pendohen, i pret dënimi i Xhehenemit dhe dënimi me djegie. Kurse për ata, që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të ketë kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Kjo është fitorja madhështore. Vërtet, ndëshkimi i Zotit tënd është i ashpër! Vërtet, Ai e zë fill krijimin dhe e përsërit atë. Ai është Falësi i madh, i Dhembshuri.” (Buruxh, 1-14)

Zoti betohet në qiellin dhe yjet, të cilët e ndoqën këtë ngjarje makabër.

Dita e premtuar i referohet Ditës së Llogarisë. Me këtë, Zoti na thotë se historia nuk ka përfunduar akoma.

“dëshmitarin dhe për atë që dëshmohet!” E gjithë toka është dëshmitare për atë që ndodhi.

“kur rrinin ulur rreth tij” mbreti me oborrtarët, që kënaqeshin me skenën e krijuar.

“duke dëshmuar atë që po i bënin besimtarëve!” Allahu fuqiplotë është dëshmitar për gjithçka ndodh. Nëse dikush sillet padrejtësisht me ne, ta dimë që Zoti sheh dhe dëgjon gjithçka.

“Pa dyshim, ata që i përndjekin besimtarët dhe besimtaret e nuk pendohen, i pret dënimi i Xhehenemit dhe dënimi me djegie.” Zoti u jep mundësi të gjithë njerëzve që të pendohen, në të kundërt i prFjalët e murgut janë tregues të sinqeritetit dhe mençurisë së tij. Ai e pranoi se djaloshi tani ishte më i mirë se ai. Ashtu siç egërsira u kishte zënë rrugën njerëzve për tek e dobishmja, ashtu edhe mbreti i mashtronte për të mos arritur tek e vërteta. Ashtu siç i kishte dhënë fund egërsirë, djaloshi do i jepte fund edhe padrejtësisë dhe shtypjes së mbretit. Ishte një mësues që i thoshte nxënësit të tij: Sot, ti je më i mirë se unë. Vallë a ka prindër që ua thonë fëmijëve të tyre këtë fjalë, nëse ata janë më të mirë? et ndëshkimi me zjarr.

“Kurse për ata, që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të ketë kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj.” Historia nuk ka përfunduar edhe për besimitarët, të cilët i presin xhenetit.

“Ai është Falësi i madh, i Dhembshuri.” Ai është i dhembshur me djaloshin, i cili do të jetojë në xhenet nën Arshin e Zotit.

Fundi i mbretit

1 – Ai mbeti mbret pa popull.

2 – Filluan ta ndjekin hijet e njerëzve që dogji.

3 – Me të dëgjuar mbreti i Abisinisë për atë që u kishte ndodhur të krishterëve në Jemen, nisi një ushtri, duke e hequr këtë mbret zullumqar nga froni. Vetë mbreti ia mbathi me kalin e tij, hyri në det dhe u vetëvra.

4 – U përhap krishterimi në Jemen dhe historia e djaloshit u përjetësua, gjë e cila ua lehtësoi jemenasve më vonë të pranojnë islamin.

Porosi dhe këshilla:

Ji i sigurt me veten tënde dhe bëj çmos që ta rritësh rrethin e ndikimit tënd sa më shumë.

Mbushe zemrën me “La ilahe il-lallah”.

Kushdo që punon për hatër të Zotit dhe u shërben njerëzve, do të arrijë rezultate shumë të larta në jetë, të paimagjinueshme më parë.

Jeto për njerëzit dhe për të mirën, pa u izoluar. Rregulloji gjërat me dashuri larg dhunës.

Jeto për njerëzit dhe caktoji vetes një mision që sot e tutje.