Dy palestinezë të mitur dhe një burrë vriten nga ushtarët izraelit

Tre palestinezë, dy prej të cilëve adoleshentë, u vranë nga të shtënat e ushtrisë izraelite gjatë demonstratave përgjatë kufirit të Gazës të premten.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, Ashraf al-Qudra tha për AFP se Mohammed al-Houm, 14 vjeç dhe Iyad Al-Shaar, 18 vjeç, u qëlluan për vdekje në dy sulme të veçuara “me municion të vërtetë, nga forcat okupuese izraelite”.

Një tjetër burrë u vra me armë zjarri dhe 75 të tjerë u plagosën, tha ministria.

Më shumë se 180 demonstrues janë vrarë që nga 30 marsi, kur palestinezët në Rripin e Gazës filluan të mbajnë protesta pothuajse të përditshme pranë zonës tampon.

Protestuesit kërkojnë të drejtën e kthimit në shtëpitë dhe fshatrat e tyre në Palestinë historike, nga të cilat u nxorrën në vitin 1948, për ti krijuar rrugë shtetit të ri të Izraelit.

Ata gjithashtu kërkojnë fundin e bllokadës 11-vjeçare të Izraelit të Rripit të Gazës, i cili ka shkatërruar ekonominë e enklavës bregdetare dhe ka privuar rreth 2 milion banorë të saj prej shumë mallrave bazë. /MESAZHI/