Dy palestinezë u vranë në bastisjet e fundit izraelite në Bregun Perëndimor

Izraeli ka vrarë 50 palestinezë, duke përfshirë 11 fëmijë, në 45 ditët që nga fillimi i vitit 2023.

Dy palestinezë, duke përfshirë një adoleshent, janë vrarë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, ndërsa qeveria e re e ekstremit të djathtë të Izraelit ka intensifikuar sulmet vdekjeprurëse në territoret e pushtuara.

Mahmoud Majed Mohammad al-Ayedi, 17 vjeç, u qëllua dhe u vra nga ushtria izraelite të martën në mëngjes gjatë një bastisjeje në kampin e refugjatëve Far’a në guvernatorin e Tubas në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se al-Ayedi u qëllua në kokë gjatë bastisjes.

Po ashtu të martën, 25-vjeçari Haroun Abu Aram vdiq prej plagëve që mori nga ushtria izraelite më 1 janar 2021, në Masafer Yatta, në zonën e Hebronit të Bregut Perëndimor të pushtuar , ku rreth 1,000 banorë po përballen me kërcënimin të zhvendosjes së detyruar nga Izraeli.