E kush është si gruaja…?!

E kush është më e fortë se gruaja e cila qanë në heshtje natën, e u buzëqesh të gjithëve ditën?
Kush është më e fortë se ajo e cila shiqon ti ngopë të gjithë me bukë, e për vete merr atë që ka ngelur?
E kush është si nëna që rrit fëmijë të vegjël, nuk bën gjum natën dhe në mëngjes është në dispozicion për të gjithë?
E kush është si gruaja e cila ka dëshirë ta shoh të lumtur burrin e sajë duke fshehë skamjen, lodhjen dhe ankesat?
E kush është si gruaja e cila ka dy duar ndërsa punët i bën sikur i ka dhjetë duar?
Uroni, falenderoni, shpërbleni, jepjuni dhurata, nderoni dhe mos i nënçmoni sepse Allahu i ngriti lartë vlerat e tyre!

Emine Bajrami