Terroristi Dodik, thirrje që Vëllazëria Myslimane të shpallet terroriste(!!)
Politikani kontravers i Bosnjes, Milorad Dodik, po ngre përsëri tensionet politike, duke ushtruar presion mbi Presidencën e Bosnjës dhe Hercegovinës që ta shpallë Vëllazërinë Myslimane një organizatë terroriste.
Në një postim në platformën X, Dodik kritikoi autoritetet në Sarajevë, duke thënë se “shfaqjet dhe fjalët boshe” nuk mund të shkojnë së bashku me mbështetjen për aleatët SHBA-në dhe Izraelin.
Deklaratat e tij synojnë të fitojnë pikë politike me Uashingtonin dhe Tel Avivin.
Ai tha se kjo është një mundësi për BiH-në të tregojë se në cilën anë është në luftën globale kundër terrorizmit, duke pretenduar se pa vendime të tilla, gjithçka që bëjnë institucionet vendase është “vetëm një lojë”.
Është vërtet e tmerrshme që një politikan tipik serb prirje gjakpirëse, në thelb terrorist, të kërkojë shpalljen si terroriste të një organizate që nuk kanë vrarë askënd nga të pafajshëm të kësaj bote.
Ndërsa vetë Dodik mbron gjenocdin serb në Bosnjë dhe është një Millosheviç që thjesht ende nuk i është dhënë rasti të vrasë e presë muslimanë. /tesheshi





