Ballina Lajmet Rajon dhe Botë E rëndë kjo që po ndodh me kryeministrin tonë…Ç’u broçkullis njerëzve me...

E rëndë kjo që po ndodh me kryeministrin tonë…Ç’u broçkullis njerëzve me “ditë të numëruara”

Po të ishte Rama në opozitë, këtë Ramën në pushtet do e kish bërë për turp të Zotit

Kryeministri Edi Rama duket se ka zgjedhur të tallet dhe me veten pasi në vite, si politikan ose jo i tillë, është tallur me të tjerë me kostum politikani e qeveritari.

Kështu, moshës së tretë, asaj që i ka ditët e numëruara në këtë botë, ku gjëja më e dashur e tyre mbetet pensioni, ai u ka folur mbi negociatat me BE-në, një aspekt poltik krejt jashtë kontekstit gjeopolitik.

“Ajo që ka rëndësi është që negociatat vazhdojnë sipas planit dhe në këtë fazë jemi në kushtet kur kemi hapur, të gjithë kapitujt e negociatave dhe tani jemi duke diskutuar me Komisionin Europian, duke negociuar ato që quhen piketat e ndërmjetme, që janë një sërë piketash të ndërmjetme me të cilat bie dakord me Komisionin Europian, që për x gjëra afatet janë këto, për x gjëra të tjera janë këto, për x gjëra të tjera janë këto dhe këto qëndrojnë si një aneks në procesin e negociatave që do të thotë që fundi i marsit dhe prilli ishin të planifikuara në kalendarin e punës tonë me komisionin si momenti i diskutimit mes nesh dhe vendeve anëtare për piketat e ndërmjetme”.

Pra, këtë sqarim të lodhshëm teknokratik ai jua ka drejtuar më të lodhurve në shoqëri, prej moshës së shtyrë, sikur të ketë dashur të tallet si me veten e si me ata.

Po në këtë linjë, mes të dhimshmes e komikes, ai shtuar se “fati i Shqipërisë” është në dorën e tyre.

“Na ka ardhur sot ne në dorë fati i këtij vendi dhe nuk i ka buzëqeshur Shqipërisë kurrë më parë si sot, fati, sepse kurrë më parë si sot Shqipëria nuk i ka pasur të gjithë të mëdhenjtë me vete. Ne kemi bërë tonën për të arritur këtu, por është dhe interesi i tyre që ne të na marrin brenda dhe ne duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht këtë moment. Shfrytëzimi i këtij momenti është detyrë historike e çdo shqiptari dhe patjetër është misioni i partisë tonë”, tha pabesueshëm Rama, pasi nëse në vend të tij do kish qenë dikush tjetër e ai të ishte në kushte opozite, apo si dikur intelektual i pavarur, do e kishte shpartalluar keqazi me sarkazmën e tij të njohur acide. /tesheshi