E vërteta për shkollat shqipe në Perandorinë Osmane, sipas revistës “Albania”:

Xhafer Sadiku

“Të mos vijnë ca shqiptarë të na shkruajnë që duan shkolla po s’i krejnë dot: këto janë gënjeshtra pa kripë. Tregomëni një vend, vetëm një vend, ku u hap shkollë shqipe dhe e ndaloi kuverna. Shkollat e Luarasit e të Pogradecit nuk i mbylli kuverna, si fort mirë e dini, po pabesia e ca shqiptarëve të cilët kallnë spica. Shkolla e Korçës pse qendron e hapët që nga 12 vjet? E vërteta është se mëmëdhetarët e vërtetë nuk përpiqen të vënë punën e mësimit në rrugë të mbarë. Kuverna shkollat shqip nuk i ndalojti, nuk i ndalon, as i ka për t’i ndaluar”. Revista ‟Albaniaˮ, viti 1897, nr. 12, f. 202.

Nga: Xhafer Sadiku