Po tani, a do reagojë kryeministri si dje ndaj një hoxhe?
Një ditë pas kryeministri tentoi të “fuste një hoxhë brenda xhamisë” për t’u mos përzierë në punët e protestës, ia beh një deklaratë nga katolikët shqiptarë, besim të cilit i përket i pari i qeverisë – edhe pse gjasat janë të jetë konvertuar në hebraizëm – të cilët po ashtu si muslimanët po fusin hundët në politikë, pa pyetur më parë Ramën nëse kanë të drejtë ta bëjnë këtë gjë apo jo.
Një deklaratë e Ipeshkvisë Katolike është pothuajse në të njëjtën gjatësi vale me atë çfarë shqetëson dhe muslimanët mbi fatet e vendit.





