Egjipti gati të lirojë anëtarët e arrestuar të Lëvizjës së Vëllezërve Myslimanë

Siç bën të ditur një anëtar i Vëllezërve Myslimanë nën mbrojtjen e anonimatit, bazuar në burime shumë të besueshme, të arrestuarit në fjalë nuk janë liruar ende, por situata do të qartësohet së shpejti, nëse do të merret një vendim i dytë për të vazhduar paraburgimin e tyre për shkak të çështjeve gjyqësore të tjera apo nëse ata do të lirohen plotësisht.

Asnjë deklaratë nuk është bërë ende nga autoritetet zyrtare egjiptiane për këtë çështje.

Të martën, Ministria e Punëve të Brendshme të Egjiptit njoftoi se 1 mijë e 686 të burgosur ishin liruar me një dekret presidencial për amnisti me rastin e muajit të ramazanit.

Administrata egjiptiane e shpalli Lëvizjën e Vëllezërve Myslimanë si një organizatë të ndaluar dhe terroriste në dhjetor 2013, rreth 6 muaj pas puçit ushtarak të korrikut në vend.