Egjipti: Izraeli nuk lejon kalimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm i Egjiptit, Sameh Shoukry tha se ndihma humanitare është duke pritur në portën kufitare Rafah, por Izraeli nuk lejon kalimin e ndihmave në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Shoukry u takua me ministren e Jashtme franceze, Catherine Colonna në kryeqytetin Kajro. Ministrat pas takimit mbajtën një konferencë të përbashkët për media.

Gjysmëhëna e Kuqe e Egjiptit: Kamionët e ndihmave u nisën nga Al Arish drejt vendkalimit Rafah

Ai tha se vendi i tij kundërshton çdo përpjekje për të eliminuar çështjen palestineze, Shoukry tha: “Vazhdojnë përpjekjet e Egjiptit për të kontrolluar tensionet në Rripin e Gazës”. Ministri egjiptian theksoi se vazhdojnë përpjekjet për dërgimin e ndihmave në Rripin e Gazës dhe se ndihmat janë të gatshme për t’u dërguar në rajon.

Ministrja franceze, Colonna tha se situata në Gaza ka arritur nivele të rrezikshme dhe ka filluar të kërcënojë sigurinë e të gjithë rajonit.

Ajo tha se Franca ndau 10 milionë euro për organizatat e ndihmës humanitare në Gaza. “Rrethimi i Rripit të Gazës nga Izraeli është shkelje e ligjit ndërkombëtar. Civilët në Gaza duhet të mbrohen dhe të plotësohen nevojat e tyre themelore”, tha Colonna.

Colonna u takua edhe me presidentin egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi.