Egjipti optimist për zgjatjen e mundshme të armëpushimit në Gaza

Diaa Rashwan

Egjipti ka thënë se ka marrë sinjale pozitive nga të gjitha palët për zgjatjen e mundshme të armëpushimit në Gaza për një ose dy ditë.

Diaa Rashwan, kreu i Shërbimit shtetëror të Informacionit i Egjiptit, ka thënë se vendi i tij po mban bisedime të gjata me të gjithë për të arritur një marrëveshje për zgjatjen e armëpushimit katërditor, raportoi Guardian.

Kjo nënkupton “lirimin e më shumë pengjeve në Gaza dhe të burgosurve palestinezë”.

Edhe në ditën e dytë të armëpushimit pritet që të lirohen pengje e të burgosur të tjerë. /koha