Egjipti voton për zgjedhjet parlamentare

Motorists drive past a campaign billboard for Egyptian parliamentary election candidates in Giza on November 9, 2025 [AFP]

Nesër në Egjipt nis raundi i parë i zgjedhjeve parlamentare për Dhomën e Përfaqësuesve, në një proces që do të zhvillohet në dy faza.

Parlamenti egjiptian ka gjithsej 596 vende, nga të cilat 284 zgjidhen individualisht, 284 përmes listave partiake, ndërsa 28 deputetë emërohen nga presidenti. Ligji parashikon që një e katërta e vendeve t’u takojë grave.

Zgjedhjet mbahen në prag të përfundimit të mandatit të tretë të presidentit Abdel Fattah el-Sisi, dhe konsiderohen si një test politik për rolin që parlamenti mund të luajë në formësimin e politikave të vendit në vitet e ardhshme. /mesazhi