Eksportet e Turqisë në qershor arrijnë nivelin më të lartë historik mujor

Ministri turk i Tregtisë, Mehmet Muş, eksportet e Türkiye-s u rritën në 23.4 miliardë dollarë në muajin qershor, shifër më e lartë mujore në historinë e vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një ngjarje në provincën lindore Erzurum, ministri turk tha se kjo shënoi një rritje prej 18,5 për qind krahasuar me qershorin e vitit 2021 dhe është “shifër më e lartë mujore e eksportit në të gjitha kohërat e Türkiye-s”.

Muş tha se përpjekja e qeverisë turke për rritjen e eksportit ka arritur sukses të madh pasi vëllimet e larta të regjistruara vitin e kaluar kanë vazhduar të rriten në gjashtë muajt e parë të vitit 2022.

Ai tha se eksportet e Türkiye-s në gjysmën e parë të këtij viti kanë arritur në 126 miliardë dollarë, ndërsa importet e përgjithshme në qershor ishin 31.6 miliardë dollarë, me energjinë që përbën pjesën më të madhe prej 8.1 miliardë dollarësh.