Elon Musk prapa timonit të Cybertruck, publikon imazhin nga fabrika e Tesla-s në Teksas

CEO i kompanisë së Tesla-s, Elon Musk ka publikuar një imazh në rrjetin social X (ish-Twitter) duke vozitur kamionçinën që ende nuk ka dalë në treg, Cybertruck.

Musk tha se Tesla po teston versionet kandidate të prodhimit të kësaj kamionçine të cilët do të përshtaten brenda garazhit tuaj.

Ai kishte shkrepur imazhin në fabrikën e Tesla-s në Teksas.

 

Ndryshe, prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike mund të fillojë këto muaj me dërgesat e para të kamionçinës së shumëpritur Cybertruck.

Cybertruck ishte paralajmëruar prej kohësh të dalë në treg.