Emine dhe Recep Tayyip Erdogan publikojnë një urim me rastin e Fitër Bajramit

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka bërë një postim në llogarinë e tij në rrjetet sociale me rastin e festës së Ramazanit (Fitër Bajrami).

Erdogan në postimin e bërë në llogarinë e tij në Twitter, shkroi: “Falënderoj Allahun që si komb na solli në një tjetër Fitër Bajram në shëndet dhe mirëqenie Ua uroj Bajramin vëllezërve, bashkatdhetarëve tanë dhe mbarë botës islame që jetojnë jashtë.”

Edhe Zonja e Parë Emine Erdogan, bashkëshortja e presidentit Recep Tayyip Erdogan, ka bërë një postim në llogarinë e saj në rrjetet sociale me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Zonja e Parë Erdogan shkroi: “Më në fund ka marrë fund periudha që kaluam veç njerëzve tanë të dashur (për shkak të koronavirusit). Ju uroj një festë të qetë ku të kuptojmë vlerën e vërtetë të të qenit familje, vlerën e të dashurit dhe të dashuruarit dhe uroj mbarë bota islame dhe kombi tonë me rastin e Fitër Bajramit”. /trt