Emine Erdogan, mobilizim humanitar për fëmijët palestinezë

Emine Erdogan

Emine Erdogan, bashkëshortja e Presidentit Recep Tayyip Erdogan bëri thirrje për të mbështetur fëmijët palestinezë që jetojnë në Jerusalemin Lindor, të pushtuar nga Izraeli.

Zonja Erdogan bëri thirrje për mbështetje për fëmijët palestinezë në tregun e transformimit të organizuar nga Shoqata e Edukimit dhe Solidaritetit Social dhe Qendrës së Zhvillimit Social (TOGEM-DER), të ardhurat e së cilit do t’u dhurohen fëmijëve palestinezë.

“Ne do të jemi në solidaritet me popullin palestinez, të cilin ne i shohim si vëllain tonë dhe që vuan kaq shumë në ditët e sotme. Ne kurrë nuk do t’i lëmë në fatin e tyre. Vëllazëria padyshim që kërkon një frymë të tillë solidariteti. Le ti ndajmë ato që kemi me fëmijët palestinezë”, tha Erdogan.

Krahas Zonjës së Parë Erdogan, në eveniment morën pjesë edhe shumë emra të famshëm si futbollisti i Fenerbahçes Mesut Ozil, Arzu Sabancı, Feryal Gulman, Demet Akalın, Buse Varol, Wilma Elles, Tulin Sahin dhe Helin Avsar, të cilët dhuruan gjithashtu në treg për fëmijët palestinezë.

Tregu, ku mijëra produkte të dorës së dytë dhe të reja duke filluar nga mobiliet te veshjet, të dhuruara nga 81 qytete të Turqisë do të ofrohen për shitje, që do të zhvillohet në Qendrën e Kongresit dhe të Kulturës Uskudar Baglarbası në Stamboll midis 31 majit dhe 13 qershorit. /trt