Jeffrey Epstein nuk u vra, nuk shantazhoi figura të njohura dhe nuk mbante një “listë klientësh”, sipas një memorandumi të ri nga FBI dhe Departamenti i Drejtësisë i SHBA.
Memoja thekson se agjencitë kryen një “rishikim të plotë” të provave kundër Epstein-it, i cili u gjet i vdekur në qelinë e tij në Nju Jork në vitin 2019, pasi ishte akuzuar për trafik seksual.
“Pas një hetimi të imtësishëm, hetuesit e FBI-së përfunduan se Jeffrey Epstein kreu vetëvrasje në qeli,” thuhet në dokument.
Ky qëndrim përbën një mohim publik të teorive të shumta të konspiracionit që sugjeronin se Epstein u vra për të mbuluar lidhjet e tij me figura të fuqishme.
Sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se administrata Trump është e përkushtuar ndaj së vërtetës dhe transparencës. Ajo shtoi se disa materiale hetimore nuk u publikuan për shkak se përmbanin pornografi me të mitur.
Mbështetës të Trump-it dhe teoricienë të njohur të konspiracionit shpesh pretendojnë se zyrtarë qeveritarë mbuluan krimet e bashkëpunëtorëve të Epstein-it, duke akuzuar kryesisht figura të Partisë Demokratike dhe yje të Hollivudit. Kohët e fundit, edhe miliarderi Elon Musk bëri disa komente nënkuptuese për lidhjet e mundshme mes Trump-it dhe Epstein-it, por më pas i fshiu ato. /mesazhi



