Erdogan bën vizitën e parë në Azerbajxhan pas rizgjedhjes president- VIDEO

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mbërriti të hënën vonë në Azerbajxhan pas vizitës së tij në Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC) si pjesë e turneut të tij të parë jashtë vendit pas rizgjedhjes së 28 majit.

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev të martën do ta presë Erdoganin me një ceremoni zyrtare në kryeqytetin Baku.

Erdogan dhe Aliyev pritet të diskutojnë hapat për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh midis Turqisë dhe Azerbajxhanit dhe të shkëmbejnë pikëpamje mbi zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Udhëheqësit do të mbajnë gjithashtu një konferencë të përbashkët shtypi.