Erdoğan: Mbrojtja e mjedisit është çështje e përbashkët e të gjithë njerëzimit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se “Për një botë të jetueshme duhet të rregullohet pikëpamja jonë për natyrën, mjedisin dhe jetën. Mbrojtja e mjedisit është çështje e përbashkët e të gjithë individëve, të gjithë vendeve dhe e të gjithë njerëzimit”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan publikoi një masazh me rastin e 5 Qershorit, Dita Botërore e Mjedisit ku theksoi se natyra si një manifestim hyjnor, është një qenie e gjallë që u është besuar njerëzve.

Ai tha se mbrojtja e natyrës me të gjitha elementët e saj është një domosdoshmëri dhe jo një zgjedhje për njerëzimin. Erdoğan vuri në dukje se zhvillimet në industri dhe teknologji në botë kryesisht ato në dy shekujt e fundit kanë sjellë bashkë ndryshimet në marrëdhënien dhe mirëkuptimin mes njeriut dhe natyrës.

Presidenti turk tërhoqi vëmendjen se konsumi i pakufizuar dhe mentaliteti për dominim ndaj natyrës sërish i ka shkaktuar dëmin më të madh njeriut, mjedisit dhe të ardhmes.

“Detet e ndotura, tharja e burimeve ujore, pakësimi i pranisë së pyjeve, tokat që po bëhen joprodhuese në mbarë botën përbëjnë një kërcënim për të gjithë ne. Për këtë arsye, për një botë të jetueshme duhet të rregullohet pikëpamja jonë për natyrën, mjedisin dhe jetën. Mbrojtja e mjedisit është çështje e përbashkët e të gjithë individëve, të gjitha vendeve dhe gjithë njerëzimit”, tha Erdoğan duke shtuar se:

“Në këtë pikë është e rëndësishme që të veprohet me ndjeshmëri ndaj mjedisit dhe me një qasje që merr për bazë opinionin. Në të kundërtën nuk do të jetë e mundur zgjidhja e problemeve globale të tilla si fatkeqësia mjedisore, ndotja, sëmundjet epidemike, uria dhe varfëria. Ashtu si mbrojtja dhe zhvillimi i ekosistemit edhe riparimi i dëmit të shkaktuar duhet të jetë një prej hapave të rëndësishëm që duhet të hidhet”.

Më tej Erdoğan nënvizoi se Turqia ka ndërmarrë një rol kryesues në punimet që mbrojnë natyrën, parandalojnë ndotjen e mjedisit dhe në punimet për vetë ndërgjegjësimin mjedisor.

Ai shtoi se në kuadër të këtyre punimeve kanë rritur në 9.2 milionë hektarë mbjelljen e pemëve e cila në 19 vite ishte 3.6 milionë hektarë, ndërsa praninë e pyjeve nga 20.8 milionë hektarë që ishte e kanë rritur në 22.9 milionë hektarë.

Gjithashtu lidhur me punimet e zhvilluara në këtë drejtim, Erdoğan tha se në Turqi kanë rritur nivelin e energjisë së rinovueshme në 40 për qind të prodhimin total të energjisë, numrin e impiantëve për trajtimin e ujërave të ndotur nga 145 e kanë rritur në 1.170, numrin e plazheve me flamur të kaltër nga 127 e kanë rritur në 519 për të cilin vazhdojnë të ruajnë edhe vendin e parë në këtë fushë. /aa