Erdogan ndërpret turneun në Afrikë për samitin e NATO-s

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka anuluar vizitën e tij në Guineja Bisau, e cila ishte planifikuar për nesër (e mërkurë 23.02.2022).

Erdoan tha se vizita e tij në Guineja Bisau është shtyrë pasi ai do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të NATO-s që do të mbahet nesër online.

Presidenti do të kthehet në Turqi këtë mbrëmje nga Senegali.

Në kuadër të turneut në Afrikë fillimisht Presidenti Erdoan vizitoi të dielën Republikën Demokratike të Kongos.

Pas përfundimit të kontakteve këtu të hënën Erdoan kishte kaluar në Dakar, kryeqytetin e Senegalit. /trt