Erdogan: Ne do të punojmë më shumë, do të prodhojmë më shumë, do të rritemi më shumë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se eksportet këtë vit arritën në 221 miliardë dollarë dhe shtoi: “Ne do të punojmë më shumë, do të prodhojmë më shumë, do të rritemi më shumë.”

Presidenti Erdogan postoi të dhënat e tregtisë së jashtme në llogaritë e tij në rrjetet sociale.

Duke vënë në dukje se, sipas të dhënave të tregtisë së jashtme, që u shpallën një ditë më parë, eksportet në nëntor u rritën me 33,44 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë dhe arritën në 21,5 miliardë dollarë, Erdogan tha: “Eksportet tona vjetore kanë arritur në 221 miliardë dollarë. Ne do të punojmë më shumë, do të prodhojmë më shumë dhe do të rritemi më shumë.”

Postimi i Erdogan përfshinte gjithashtu edhe një grafik në lidhje me shifrat e tregtisë së jashtme.

Sipas kësaj, vlera më e lartë mujore e eksportit regjistroi një rritje prej 33.44 për qind në muajin nëntor. Eksportet e nëntorit, të cilat vitin e kaluar ishin 16 miliardë e 89 milionë dollarë, këtë vit u rritën në 21 miliardë e 468 milionë dollarë. Shifrat e eksportit në 11 muajt e vitit u rritën nga 151 miliardë e 801 milionë dollarë në 203 miliardë e 141 milionë dollarë. /trt