Erdoğan: Nga gjithsej 208 zjarreve pyjore në 44 qytete, 196 janë vënë nën kontroll

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë të ditur se nga gjithsej 208 zjarre pyjore në 44 qytete në vend, 196 janë vënë nën kontroll, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç njoftoi Erdoğan, zjarret pyjore janë aktive në pesë qytete të tjera, në Antalya, Muğla, Isparta, Aydin dhe Denizli, ku vazhdojnë aktivitetet për t’i vënë nën kontroll.

Pas faljes së namazit të xhumasë në Stamboll, presidenti Erdoğan para gazetarëve tha se numri i avionëve dhe automjeteve të angazhuar në shuarjen e zjarreve po rritet vazhdimisht.

“Aktualisht, 56 helikopterë janë aktiv për shuarjen e zjarreve në pyje në Turqi”, tha Erdoğan, duke kujtuar se pesë fluturake ukrainase punojnë 24 orë në ditë për të ndaluar zjarrin për shkak të mundësisë së punës gjatë natës.

Erdoğan tha se në luftën kundër zjarreve u mobilizuan të gjitha kapacitetet në dispozicion.

Presidenti turk gjithashtu kujtoi se më shumë se 600 zjarrfikës të trajnuar mbërritën nga Azerbajxhani në vend me pajisje dhe makineri për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.

“Nuk do të lejojmë që vendi ynë të shkatërrohet”, tha Erdoğan.

Erdoğan njoftoi se si pjesë e fushatës “Frymë për të ardhmen” deri në fund të vitit në Turqi do të mbillen 252 milionë fidanë apo për çdo qytetar nga tre. /aa