Erdoğan njofton se presidenti izraelit do të vizitojë Turqinë në muajin mars

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë të ditur se homologut i tij izraelit, Isaac Herzog, në muajin mars do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur me gazetarët para një udhëtimi në Ukrainë, presidenti Erdoğan tha se vizita e pritur e presidentit izraelit në Turqi do të ndodhë në mes të muajit mars.

Ai po ashtu njoftoi se presidenti rus, Vladimir Putin, po ashtu do të vizitojë Turqinë për një vizitë zyrtare pas vizitës së tij në Kinë.

Duke komentuar rritjen e fundit të tensioneve midis Moskës dhe Kievit, presidenti Erdoğan tha se Turqia “po ndjek nga afër” zhvillimet.

“Në çdo platformë, ne shprehim mbështetjen e Turqisë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës”, shtoi presidenti turk.

Ai u kërkoi të gjitha palëve të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe të angazhohen në dialog për të garantuar paqen në rajon.

Presidenti turk po ashtu foli edhe rreth 12 emigrantëve të parregullt që dje u gjetën të ngrirë për vdekje pasi u kthyen mbrapa në Turqi nga forcat greke. Ai tha se do të ishte e papranueshme të qëndronte indiferent ndaj një incidenti të tillë.

Ministri turk i Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu, njoftoi vdekjen e emigrantëve të parregullt, të cilët ishin në mesin e emigrantëve të “kthyer mbrapa” nga forcat kufitare greke dhe të zhveshur pa rroba e këpucë.

Presidenti turk pritet të marrë pjesë në takimin e 10-të të Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë midis dy vendeve në kuadër të vizitës së tij në Ukrainë.

Erdoğan dhe homologu i tij ukrainas pritet të nënshkruajnë marrëveshje të ndryshme, si dhe do të adresohen në një konferencë të përbashkët për media në kryeqytetin Kiev. /aa