Erdoğan për komentet e Biden-it: Nëse e quani gjenocid, duhet të shiheni në pasqyrë dhe të vlerësoni veten

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, komentet e fundit të homologut të tij amerikan, Joe Biden, për ngjarjet e vitit 1915 i ka quajtur “të pabazuara, në kundërshtim me faktet”, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidentit Erdoğan theksoi se hetimi i ngjarjeve historike dhe zbulimi i të vërtetës duhet t’i lihet ekspertëve dhe historianë, jo politikanëve.

Ai tha se Turqia ende pret përgjigje për propozimin e saj për formimin e një komisioni të përbashkët të historisë mbi pretendimet armene.

“Ka varre masive të turqve të masakruar nga armenët në shumë vende, por askund nuk mund të gjeni varre masive që u përkasin armenëve”, tha presidenti turk.

Sipas presidentit Erdoğan, nuk ka as prova konkrete në lidhje me pretendimet armene, as ndonjë vendim të gjykatës ndërkombëtare.

Presidenti Erdoğan sfidoi SHBA-në dhe Evropën, nëse kanë ndonjë në arkivat e tyre, t’i bëjnë publike dokumentet mbi ngjarjet e vitit 1915.

Më tej, presidenti Erdoğan tha se një shekull më parë, mbi 80 për qind e popullsisë së Armenisë së sotme ishin muslimanë, por sot nuk ka pothuajse asnjë.

Lidhur me marrëdhëniet turko-amerikane, ai tha se “janë prishur më tej me njoftimin e SHBA-së për 24 prillin mbi Armeninë”.

“Jetimoret e themeluara për fëmijët armenë dhe ndihma e jashtme për popullsinë armene në nevojë nuk u penguan kurrë”, u shpreh presidenti Erdoğan drejtuar presidentit Biden.

Duke iu referuar komenteve të homologut të tij amerikan, Erdoğan u shpreh: “Nëse e quani gjenocid, duhet të shiheni në pasqyrë dhe të vlerësoni veten”. /aa