Erdogan premton ulje të normave të interesit, pavarësisht rritjes së inflacionit

Turqia është e gatshme të vazhdojë të ulë normën e saj kryesore të interesit, deklaroi të hënën presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, duke i dalë edhe një herë kundër teorisë ekonomike të aprovuar.

“Nuk ka asnjë arsye që dikush të shqetësohet për rritjen e normave të interesit, pavarësisht se vendi po vuan nga një inflacion i lartë, për të cilin shumica e ekonomistëve thonë se mund të vihet nën kontroll vetëm me rritje të normave të interesit”, tha Erdogan në fjalimin e tij.

Norma e inflacionit në baza mujore, në maj arriti në 73.5%. Rritja e çmimeve i atribuohet më së shumti politikës monetare me norma interesi shumë të ulëta të Turqisë, e cila e bën më të lehtë për njerëzit që të marrin paratë, që do të thotë se ekonomia do të “mbinxehet” duke rezultuar me një rritje të çmimeve dhe jo me rritje të prodhimit. /atsh