Erdoğan pritet me ceremoni zyrtare nga presidenti i Qipros Veriore – VIDEO

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është pritur me ceremoni zyrtare nga presidenti i Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), Ersin Tatar, raporton Anadolu.

Në ceremoninë që u mbajt në Pallatin Presidencial, Erdoğan dhe Tatar morën vendet e tyre, ndërsa më pas u intonua himni kombëtar turk.

Erdoğan përshëndeti ushtarët, ndërsa më pas njoftuan në mënyrë të ndërsjellë me homologun Tatar delegacionet e tyre.

Erdoğan dhe Tatar kaluan në një takim kokë me kokë, ndërsa pas drekës së punës mes delegacioneve do të mbajnë konferencë për media.