Erdogan: Synojmë të rrisin numrin e fidanëve të mbjellë në 7 miliardë deri në fund të vitit 2023

Kjo deklaratë e kreut të shtetit turk erdhi gjatë fjalës së rastit në Ceremoninë e Mbjelljes së Fidanëve në Ditën Kombëtare të Pyllëzimit, mbajtur në Korijen Popullore të Muzeut të Demokracisë “15 Korriku” në Bestepe të Ankarasë.

Duke u angazhuar se do të jenë gjithnjë pararojë e zhvillimit të tokave dhe aseteve pyjore, Erdogani tha se po kryejnë fushatën më të madhe të pyllëzimit në historinë republikane të vendit me synimin për një Turqi më të gjelbër.

“Objektivi ynë është që të rrisim numrin e fidanëve të mbjellë në 7 miliardë deri në fund të vitit 2023 dhe që pasuria pyjore të arrijë një të tretën e sipërfaqes së vendit tonë”, theksoi ai.

Pasi vuri në pah se kanë reduktuar deri në 154 milionë tonë sasinë e tokave të degraduara nga erozioni, Erdogan bëri me dije se tashmë degradimi vjetor i tokave në përmasat e ishullit të Qipros është diçka që i përket të kaluarës.

“Duhet të krijojmë një bashkëpunim të fortë ndërkombëtar kundër zjarreve pyjore. Synimi ynë është që brenda 1 viti të ripyllëzojmë zonat e dëmtuara nga zjarret. Përmes fushatës «Frymëmarrje për të Ardhmen», ne do të mbjellim 252 milionë fidanë para përfundimit të vitit”, shtoi presidenti.

Deri në fund të vitit të ardhshëm – vijoi lideri turk – ne do të ndërtojmë 81 Korije Popullore në 81 provinca të vendit dhe do të sigurojmë që të gjithë qytetarët të përfitojnë nga ky shërbim.

“Ne do të vazhdojmë zhvillimin e kapaciteteve tona dhe forcimin e shërbimeve tona pyjore kundër efekteve të ndryshimeve klimatike”, përfundoi Erdogani. /trt