Erdogan: Të përkujtosh Ataturkun do të thotë të përcaktosh dhe të kuptosh saktë luftën e tij

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se është e nevojshme që të kuptojmë Ataturkun duke ndjekur gjurmët e luftës së tij dhe duke përcaktuar saktë arsyet pas saj.

Presidenti Erdogan mbajti një fjalim në Ceremoninë e Përkujtimit të Ataturkut, që u organizuar nga ana e Institutit Turk të Gjuhësisë dhe Historisë në kryeqytetin Ankara, në Sallën e Koncerteve të Orkestrës Simfonike Historike Presidenciale.

Kreu i qeverisë turke theksoi se janë mirënjohës për të gjithë ata që punuan për ndërtimin e një Turqie të madhe dhe të fuqishme.

“Synimi ynë është që në 100-vjetorin e themelimit të Republikës sonë (2023) ta çojmë vendin tonë në një nivel të denjë për trashëgiminë e të parëve tanë dhe në përputhje me ëndrrat e kombit tonë”, u shpreh Erdogan dhe shtoi: “Për këtë arsye, ne po përpiqemi të ndërtojmë një Turqi të sigurt në ligën e parë të botës me fuqinë e saj politike dhe ekonomike, me një infrastrukturë solide që kemi krijuar në çdo fushë, nga arsimi në shëndetësi, nga siguria në teknologji.”

Duke deklaruar se me shërbime të reja po punojnë për të jetësuar republikën dhe për ta rritur atë, Erdogan tha: “Ndërtesa e vjetër e Orkestrës Simfonike Presidenciale, ku mbajtëm sot takimin tonë dhe godina e re pranë saj, na qëndrojnë si shembuj konkretë të këtij mirëkuptimi. Po kështu, ndërtesat e vjetra dhe të reja të Qendrës Kulturore Ataturk në Stamboll janë simbole se ku ka arritur vendi ynë”.

“Sigurisht që është e rëndësishme të përkujtojmë Ataturkun, por ajo që është më kryesore është që të kuptojmë Ataturkun duke ndjekur gjurmët e luftës së tij dhe duke përcaktuar saktë arsyet pas saj. Nuk kemi harruar se shteti ynë i ri, i cili u ndërtua mbi superioritetin e vullnetit kombëtar, pavarësisht kërkimeve dhe mundimeve është vazhdimi i vargut shtetëror 2.000-vjeçar”, tha Presidenti Recep Tayyip Erdogan. /trt