Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Erdoğan: Turqia dënon të gjitha format e sulmeve që shkelin sovranitetin e...

Erdoğan: Turqia dënon të gjitha format e sulmeve që shkelin sovranitetin e Katarit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një telefonatë me emirin e Katarit, Tamim bin Hamad al Thani, ka thënë se Ankaraja dënon “të gjitha format e sulmeve” që shkelin sovranitetin e Katarit, si dhe ka theksuar mbështetjen e Turqisë për “vëllezërit nga Katari”, transmeton Anadolu.

Gjatë bisedimeve, siç njofton Drejtoria e Komunikimit e Turqisë, dy liderët diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështjet rajonale dhe globale.

Erdoğan theksoi se gjatë samitit të NATO-s ai bisedoi me homologët e tij rreth përshkallëzimit ushtarak midis Iranit dhe Izraelit.

Presidenti turk shprehu shpresën e tij se palët do t’i përmbahen armëpushimit dhe se paqja e arritur do të ruhet.