Erdogan: Turqia shpëtoi BE-në nga kriza migratore

Pa përpjekjet e Turqisë, Evropa dhe Siria sot do të përjetonin një situatë krejtësisht të ndryshme dhe kriza e migracionit do të ishte shumë më e thellë, do të kishte më shumë terrorizëm dhe destabilitet, deklaroi presidenti turk Recep Tajip Erdogan gjatë një takimi me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian (BE) në Ankara.

“Pavarësisht përpjekjeve të saj për të trajtuar krizën e migracionit, Turqia nuk ka arritur të marrë mbështetjen e duhur nga BE-ja”, tha presidenti turk duke kërkuar një përditësim të marrëveshjes së vitit 2016 për të cilën Brukseli cakton fonde për Ankaranë për të mbështetur menaxhimin e refugjatëve në territorin turk (sipas të dhënave zyrtare të paktën 3 milionë e 700 mijë sirianë).

“Ne presim që Evropa të ndajë barrën e kësaj situate me ne në mënyrë të barabartë”, tha Erdogan, duke përmendur mungesën e mbështetjes nga Brukseli në planet për të kthyer në atdheun e tyre, refugjatët sirianë në Turqi.

Presidenti turk kërkoi gjithashtu, një zë më të fortë nga ana e BE-së kundër kthimeve të supozuara të migrantëve që përpiqen të arrijnë në ishujt grekë afër bregdetit turk nga Athina, të cilët shpesh denoncohen nga autoritetet e Ankarasë. /atsh