Erdogan: Ushtria turke nuk ka përdorur kurrë armë kimike

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot se ushtria turke nuk ka përdorur kurrë armë kimike dhe se ajo i përmbahet rreptësisht ligjit ndërkombëtar.

Ai shtoi se mund të ndërmerren veprime ligjore kundër atyre që bëjnë akuza të tilla, raportoi NTV shtetërore turke.

“Forcat tona të armatosura nuk kanë përdorur kurrë armë kimike. Ka nga ata që gjithmonë do të përpiqen të prishin reputacionin tuaj. Por ne do t’i bëjmë ata përgjegjës për akuza të tilla, në përputhje me ligjin,” sqaroi Erdogan.

Komentet e tij erdhën pasi autoritetet turke të enjten kundërshtuan kategorikisht komentet e Organizatës Ndërkombëtare të Mjekëve Kundër Luftës Bërthamore se forcat e armatosura turke kanë përdorur armë kimike në operacionet kundër militantëve kurdë në Irakun verior. /euronews