Etiopi, 23 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë humanitare

Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) tha se situata humanitare në Etiopi ka arritur nivele alarmante për shkak të konfliktit dhe kërcënimeve të tjera dhe njoftoi se 23 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e bërë nga FNKKGJK thuhet se miliona njerëz janë në rrezik të zhvendosjes dhe sigurisë ushqimore nëse nuk ndërmerren veprime urgjente.

Në deklaratë thuhet se 23 milionë njerëz në vendin me 110 milionë banorë kanë nevojë për ndihmë humanitare.

“Krizën e shkaktuan faktorë si thatësira, pandemia dhe epidemia e karkalecave si dhe konfliktet ndërsa ka nevojë urgjente për strehim, ushqim, para dhe shërbime shëndetësore”, thuhet në deklaratë.

Drejtori rajonal i FNKKGJK për Afrikën, Mohammed Mukhier tha se ekipet dhe partnerët e FNKKGJK po bëjnë çmos për të arritur tek popullata e dëshpëruar por se burimet nuk janë të mjaftueshme për të përmbushur nevojën.

Kriza humanitare u thellua pasi rebelët në veri sulmuan provincat Amhara dhe Afar pas Tigray.

Edhe pse ushtria etiopiane rimori shumë territore të pushtuara, konfliktet ende vazhdojnë në vend. /aa