Evropë: Më shumë gra se burra në shumicën e shteteve, Shqipëria barazim

Një raport I fundit nga Eurostat paraqet se në Evropë ka më shumë gra se sa burra.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se në vitin 2020 në BE kishte 219 milion burra dhe 229 milion gra. Eurostat numëroi se për çdo 100 burra kishte 104.7 gra, ose 4.7 % më shumë gra sesa burra.

Normat më të larta u gjetën në Letoni (17 % më shumë gra sesa burra) dhe Lituani (14 % më shumë). Nga ana tjetër Eurostat verifikoi se kishte më shumë gra sesa burra në të gjitha shtetet anëtare, përveç Maltës, Luksemburgut, Suedisë dhe Sllovenisë.
Gjatë periudhës 2001-2020 rritja më e lartë e normës u regjistrua në Portugali, ndërsa rënia më e lartë ishte në Maltë.

Të dhënat përfshijnë edhe Shqipërinë – raportet gjinore në vendin tonë kanë një diferencë të lehtë në favor të grave, ku për çdo 100 burra ka 100.3 gra.

Shqipëria deri më tani i ka të ekuilibruara raportet gjinore në popullsinë e saj, por emigracioni i lartë e kë dëmtuar këtë barazi në disfavor të burrave. /euronews