Familja takon presidentin egjiptian Muhamed Mursi pas 6 vitesh

Familja e presidentit të burgosur Egjiptian, Muhamed Mursi ka arritur ta takojë presidentin në burg, pas gjashtë vitesh qëndrimi në qeli.

Abdullah Mursi, djali i presidentit, ka bërë me dije se e kanë takuar atë me 19 shtator, brenda qelisë së burgut në Turrah.

Abdullah përcjelli mesazhin e presidentit se ai do të sakriikoj jetën e tij për revolucionin demokratik të janarit, dhe do të respektoj vullnetin e popullit egjiptian, për hir të Zotit.

Duke folur për gjendjen shëndetësore të Presidentit Mursi, Abdullah shtoi: “Shëndeti i tij dukej mirë, por megjithatë ai ende vuan nga disa sëmundje kronike. /MESAZHI/