Presidentja e Federatës Norvegjeze të Futbollit (NFF) Lise Klaveness i bëri thirrje sot presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino të jepë dorëheqje, duke thënë se ai ka humbur besimin e federatës, transmeton Anadolu.
“Ne vendosëm se nuk ka besim te Infantino tani”, tha Klaveness për “The Guardian” pas takimit mujor të bordit të NFF. “Ne kemi qenë të shqetësuar vazhdimisht dhe ka patur një hap më shumë në drejtim shqetësues çdo vit, çdo pjesë të vitit. Besimi tani është zhdukur për ne, nuk ka rrugë kthimi për Infantinon”, tha ajo.
Komentet e saj erdhën pasi presioni vazhdoi të rritet mbi Infantinon pavarësisht kërkim faljes së FIFA-s për trajtimin e propozimit të tij të dështuar për të shitur aksionet në të drejtat komerciale në garat e FIFA-s, përfshirë Kupën e Botës.
UEFA tha të enjten se kushtet për heqjen e bojkotit të propozuar të garave të FIFA-s, përfshirë Kupën e Botës, nuk ishin përmbushur pavarësisht tërheqjes së propozimit dhe kërkimit të mëvonshëm të FIFA-s.
FIFA kërkoi falje të mërkurën për gabimet në lidhje me propozimin, i cili kërkonte të krijonte një filial me vlerë 20 miliardë dollarë për të menaxhuar operacionet tregtare dhe ngjarjet e Kupës së Botës dhe garave të tjera.
Plani përfshinte ofrimin e investitorëve privatë të një aksioni deri në 20 për qind në filialin, por u tërhoq pas kundërshtimit të gjerë.



