Një fëmijë palestinez ka ndërruar jetë nga kequshqyerja në Spitalin e Fëmijëve dhe Nënës në Khan Younis, sipas një burimi mjekësor në Kompleksin Mjekësor Nasser, raporton Al Jazeera.
Ndërkohë, uria po përkeqësohet veçanërisht në Gazën veriore, ku 31% e fëmijëve nën moshën dy vjeç vuajnë nga kequshqyerja akute – një përqindje që është dyfishuar që nga janari. /mesazhi





