“Më tha: Këtë shtëpi e ka ndërtuar një kontraktor dhe jo inxhinier!
E pyeta: E, si e dite këtë gjë?
– Shiko numrin e kolonave, gjerësinë dhe trashësinë e qosheve. Të tëra këto tregojnë për një njeri, që ka dashur të sigurojë veten e tij, kështu që ka shtuar numrin dhe volumin, aq sa ka mundur dhe pa pasur asnjë nevojë reale për to.
Ndërsa inxhinieri, ai është njeri ekspert, që e ndërton mendimin e tij mbi dije të besueshme, e cila e bën të ndërtojë sasinë e mjaftueshme për të cilën ka nevojë, pa shtesa dhe pa mungesa.
Ndërkohë, ky kontraktor, ai e ndërton mendimin e tij mbi interpretime personale, për këtë arsye ai ka nevojë të marr parasysh të gjitha masat paraprake të mundshme, të cilat e bëjnë të ndjehet i sigurt!
Në atë moment kujtova thënien e Sufjan Eth-Theuriut, e cila e përshkruan fekihun (juristin) e vërtetë: Fikhu (të kuptuarit) është: Lehtësim, që vjen prej diçkaje të bindur, ndërsa ashpërsinë, atë di ta bëjë çdokush”!
——–
Shejkh Muhamed El-Gazali
Përshtatur nga: Lavdrim Hamja