Fiku i ëmbël dhe ulliri i këndshëm kudsian!

Prof. Driton Arifi

Ullinjtë e Kudsit që Zoti i përmendi si të bekuar në Kuran, i prenë pamëshirshëm, ndërsa trupat e fikut të ëmbël i thanë me tymin e erën e barutit.
Kolonët ardhacakë, harruan se rrënjët e tyre kishin mbetur thellë në tokë, dhe nga ato rrënjë u mbinë prapë frytat e tyre të këndshme, e me to u ushqyen sërish bijtë fisnikë e kujdestarët meritorë të Xhamisë Aksa.
Ç’ti bësh! Fiku dhe ulliri kudsian janë “besatuar” që do të ushqejnë deri në Amshim vetëm ata që Aksasë i falën paqën e besimin, e jo ata që Kudsit ia sollën luftën e shkatërrimin!

Nga: Prof. Driton Arifi