Finlanda: Jemi të gatshëm të bisedojmë me Erdogan për anëtarësimin në NATO

Presidenti finlandez, Sauli Niinisto tha se vendi i tij është gati të takohet me presidentin Recep Tayyip Erdogan për anëtarësimin në NATO.

Niinisto njoftoi gjithashtu se do të aplikojnë për anëtarësimin e vendit të tij në NATO.

Ai deklaroi se është i gatshëm të takohet me presidentin Erdogan për problemet që vendi i tij (Turqia) ka sjellë në agjendë në lidhje me anëtarësimin në NATO.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan kishte bërë një deklaratë për shtypin në Stamboll të premten në lidhje me procesin e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO.

“Aktualisht po ndjekim zhvillimet në lidhje me Suedinë dhe Finlandën, por nuk jemi në një qëndrim pozitiv. Sepse me Greqinë kanë bërë një gabim më parë për NATO-n, ju e dini administratat e mëparshme dhe qëndrimin e Greqisë ndaj Turqisë me NATO-n pas saj. Si Turqi, ne nuk duam të bëjmë një gabim të dytë në këtë drejtim. Për më tepër, vendet skandinave, për fat të keq, janë pothuajse si bujtina për organizatat terroriste. PKK dhe DHKPC janë të vendosura në Suedi dhe Holandë. Madje, marrin pjesë edhe në parlamentet e tyre. Në këtë pikë, nuk është e mundur që ne të kemi një pikëpamje pozitive”, tha Presidenti Erdogan. /trt