Finlanda, Suedia dhe Turqia bisedime për zgjerimin e NATO-s në gusht

Pekka Haavisto

Përfaqësuesit e Finlandës, Suedisë dhe Turqisë kanë planifikuar të takohen në gusht për të diskutuar zgjerimin e NATO-s në veri, njoftoi të premten në një konferencë për shtyp ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto.

“Diskutimet në Finlandë duhet të vazhdojnë në bazë të memorandumit që tre shtetet nënshkruan përpara samitit të NATO-s në qershor, në Madrid”, tha Haavisto.

Para kësaj marrëveshjeje, Turqia kishte bllokuar planet e Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me aleancën ushtarake perëndimore.

Në mënyrë të veçantë, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i akuzoi të dy vendet se strehojnë anëtarë të milicisë kurde siriane YPG, si dhe anëtarë të lëvizjes Guleniste.

Në marrëveshje, dy vendet skandinave i premtuan Turqisë, ndër të tjera, mbështetje kundër kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare.

“Në të ardhmen, takimet e përfaqësuesve të tre vendeve duhet të zhvillohen në mënyrë alternative në Finlandë, Suedi dhe Turqi”, tha Haavisto. /atsh